osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfehet Geri Kokalari: Shqiptarët e SHBA nuk e duan Sali Berishën! Ja kush është Evi Angelakis (Kokalari), që na njollos emrin e familjes

Rrëfehet Geri Kokalari: Shqiptarët e SHBA nuk e duan Sali Berishën! Ja kush është Evi Angelakis (Kokalari), që na njollos emrin e familjes

Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari, në një intervistë për gazetën “SOT”, ka folur për situatën politike në Shqipëri, sidomos sa i takon konflikteve brenda PD.

Ish-kryeministri Berisha më 5 dhjetor do të mbajë një takim virtual me shqiptarët e SHBA dhe gazeta kontaktoi me zotin Kokalari, një ndër aktivistët më të suksesshëm shqiptarë në SHBA, i cili ka dhënë kontribut të vyer në forcimin e demokracisë shqiptare. Ai u shpreh se në dijeninë e tij shumica e shqiptarëve në SHBA nuk e duan Berishën.

Ai ka folur dhe për turin e takimeve të ish-kryeministrit. Kokalari e sheh “Foltoren” si një lëvizje për të shpëtuar lëkurën. Sipas tij, nëse PD rikthehet te Berisha, atëherë kësaj partie duhet t’i bëhet varrimi. Më tej ai u shpreh se Berisha nuk e heq dot damkën e korrupsionit.

Sipas Kokalarit, edhe pse po aludohet se nëse republikanët dhe Trump rikthen në pushtet do ja heqin “non gratën”, ai shprehet i bindur se asgjë nuk do të ndryshojë. Aktivisti shqiptaro-amerikan i është përgjigjur edhe Evi Kokalarit, e cila ka dalë në krah të Berishës. Geri Kokalari vijon të jetë i bindur se ajo vjen nga një familje komuniste, teksa ka shtuar se nuk ka ndikim te Partia Republikane. Ndërkohë ka hedhur dritë edhe sa i takon rreshtimit të Metës në krah të Berishës. Sipas tij ata janë dy komplotuesit më të mëdhenj të vendit.

-Zoti Kokalari, në Shqipëri vijon të jetë kryefjalë e politikës, shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha nga SHBA. Por ajo që ra në sy është se ai dha dhe një intervistë për VOA. Ju i keni dërguar një letër ankese drejtueses së Zërit të Amerikës. Çfarë nuk shkon sipas jush me linjën e VOA?

Nuk jam në dijeni të ndonjë rasti që SHBA-ja t’i ofrojë një mikrofon në një stacion shtetëror si Zëri i Amerikës, një individi të sanksionuar, në mënyrë që ky person të mund të propagandojë në mbrojtje të tij, siç ishte rasti me Berishën. Si një taksapagues i SHBA-së, unë e konsideroj këtë një humbje të dollarëve të mi të paguara nëpërmjet taksave dhe një abuzim me shërbimin e transmetimit të Zërit të Amerikës. Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse i dërgova një e-mail Drejtorit të Zërit të Amerikës.

Është disi ironike që Zëri i Amerikës u krijua për të luftuar komunizmin, ndërsa tani i mundëson një komunisti të akuzuar për korrupsion të argumentojë për shfajësimin e tij. Problemi është se Zëri i Amerikës është një mbetje e cekët e asaj që ka qenë dikur dhe ka kohë që e ka mbyllur qëllimin e tij, ndaj duhet mbyllur.

Mund të supozojmë që menaxhmenti i Zërit të Amerikës mund të mos e ketë ditur për intervistën e Berishës derisa i dërgova emailin tim Yolanda Lopez, por sido që të ishte, Berishës nuk duhej t’i jepej një platformë si VOA për të endur një rrjet mashtrimi dhe besoj se kushdo që i dha dritë jeshile për këtë intervistë duhet të shkarkohet.

-Një zhvillim i ditëve të fundit është se zoti Berisha ka informuar se në datën 5 dhjetor do ketë një takim virtual me shqiptarët që jetojnë në SHBA. Keni ju dijeni për këto zhvillime dhe si e shihni këtë lëvizje të Berishës, a është një lloj sfide ndaj Uashingtonit?

Më duhet t’i paraprij komenteve të mia duke ju thënë se nuk di shumë për këtë takim dhe do të isha personi i fundit i ftuar në një takim të tillë. Për sa i përket asaj që kjo mund të jetë një sfidë për Uashingtonin, dyshoj se dikush në qeverinë e SHBA po humbet gjumin për këtë ngjarje.

Nuk tingëllon si asgjë më shumë se një farsë patetike nga Berisha që lobon për një ndryshim të sanksioneve duke u përpjekur të mashtrojë zyrtarët e Uashingtonit se gjoja shqiptarët e Amerikës mbështesin gjerësisht Berishën. E di që ka një grup të vogël shqiptaro-amerikanësh që e mbështesin verbërisht Berishën dhe për mendimin tim ata janë sahanlëpirës naivë të shtyrë nga tribalizmi primitiv.

Por gjithsesi ata do të përpiqen të japin një shfaqje për të pretenduar se ka mbështetje të fortë për Berishën brenda komunitetit shqiptaro- amerikan. Megjithatë, bazuar në përvojën time dhe reagimet që kam marrë nga shumë shqiptarë në SHBA, konkluzionet e mia janë se shumica e shqiptarëve të Amerikës nuk i kushtojnë vëmendje Berishës, nuk kanë respekt për të, ata besojnë se sanksionet e DASH ishin të justifikuara dhe ata dëshirojnë që ai të kthehej në Tropojë që të mund të zvarritet përsëri nën shkëmbin nga erdhi.

Duke lënë mënjanë sanksionet e DASH, duke pasur parasysh atë që dihet për Berishën, duke përfshirë dëmin që i bëri Shqipërisë në 1997, vrasjet e 21 janarit, skandalet e Gërdecit, Armos, Albpetrol dhe AEY, dhe njohuritë se ai ishte një komunist me plot kuptimin e kësaj fjale, që u lut në këmbët e Enver Hoxhës, për mendimin tim, grupi i skajshëm i mbështetësve të Berishës në diasporë janë në fazë mohimi të së vërtetës.

Unë do të bëj një parashikim për këtë maskaradë idiote: kur pluhuri të pastrohet përfundimisht, Berisha do të vazhdojë të jetë ai që është sot, një person i akuzuar për afera të rënda korrupsioni nga Departamenti i Shtetit, të cilit, së bashku me gruan, vajzën dhe djalin e tij, i është ndaluar hyrja në SHBA.

-Organizimi duket se bëhet nga zonja Evi Kokalari. Zonja në fjalë ju ka sulmuar dhe juve dhe ka paralajmëruar padi. Si i shihni qëndrimet e saj?

Për sa më përket mua, e konsideroj si turp për mbiemrin tim. Në fakt, do të doja që ajo të përdorte vetëm emrin e saj të martesës, Angelakis, në mënyrë që të ketë më shumë distancë mes saj dhe çdo lidhjeje që mund të ketë me mua. Për mua është absurde që pa i dhënë asnjë kontribut kombit shqiptar, personalisht nuk jam në dijeni të asnjë kontributi të saj për Shqipërinë, ajo tani duket se e ka pagëzuar veten shpëtimtare të Shqipërisë. Mbi të gjitha, si do ta shpëtojë ajo kombin? Duke u rreshtuar krah Berishës, njeriut që solli vdekjen dhe shkatërrimin në Shqipëri dhe ishte sahanlëpirësi i Enver Hoxhës.

Kjo ka shumë pak kuptim për mua kur mendoj për faktin që babai i saj ishte në listën e CIA-s si zyrtar i Partisë Komuniste. Kohët e fundit më treguan një video në “YouTube” të një interviste të saj në The Debbie Aldrich Shoë, një emision i parëndësishëm konservator, dhe ajo që më shokoi ishte deklarata e saj, “familja ime ishte shumë e persekutuar”. Në fakt, ka një përqindje vërtetësie në këtë koment, sepse disa të afërm të saj të largët, dhe unë theksoj fjalën e largët, ishin vërtetë të persekutuar.

Por ajo harroi të përmendte se babai i saj ishte komunist dhe duke e ditur që ajo u rrit në shtëpinë e një komunisti gjatë regjimit të Hoxhës, e kam të vështirë të besoj se ajo ishte persekutuar gjatë komunizmit, qoftë edhe nga distanca si anëtarët e tjerë të familjes Kokalari. Edhe pse mund ta kuptoj shumë mirë se një narrativë e tillë do ta ndihmonte shumë me miqtë e saj republikanë antikomunistë, të cilët nuk dinë asgjë për Shqipërinë.

Pra, nëse ajo në çfarëdo mënyre nënkupton se ishte e persekutuar, atëherë mendoj se ajo duhet të ndajë specifikat e persekutimit të saj me popullin e Shqipërisë, në mënyrë që të gjithë të kenë privilegjin të qajnë për të. Siç më kujtohet, ajo erdhi në SHBA në mesin e viteve ’90, dhe nëse shqiptarët vuajtën gjatë asaj periudhe, ishte nga detyrimi për të jetuar nën drejtimin e Sali Berishën, stalinistin autoritar që sundonte Shqipërinë në atë kohë.

Ishte përqafimi i skemave piramidale nga Berisha që solli luftën civile në Shqipëri dhe masakrën dhe kaosin që shkaktoi më tej edhe largimin në masë të shqiptarëve nga vendi, eksodi i dytë i madh i shqiptarëve pas rënies së komunizmit. Mendimi im është se ajo që e motivoi Angelakis-in të largohej nga Shqipëria ishte mjerimi i shkaktuar nga Berisha, jo ndonjë formë persekutimi.

Gjithashtu më duket komike fakti që ajo duket se e portretizon veten si me ndikim të madh në Partinë Republikane dhe se do ta arrijë të bindë Donald Trumpin të shpëtojë Sali Berishën nëse Trump bëhet sërish president. Nëse shqiptarët e besojnë këtë histori, atëherë e kam më të lehtë të kuptoj se si shqiptarët ndoqën verbërisht Enver Hoxhën për pesë dekada dhe më pas u mashtruan duke hedhur kursimet e tyre të jetës në skemat piramidale. Përveç pjesëmarrjes në disa mitingje të Trumpit, më duket se ndër pretendimet e saj më të mëdha për famë janë marrëdhëniet me dy personazhe që nuk mendoj se duhet t’i besojnë shqiptarët.

Së pari, ne kemi Richard Grenell, ndoshta drejtorin më të pakualifikuar të Sigurisë Kombëtare në histori dhe njeriun që u përpoq të detyronte kosovarët të ishin pjesë e një marrëveshjeje të kalbur, për të mirën e Donald Trump, marrëveshje që gjithashtu është tejet e favorshme për serbët. I dyti është Steve Bannon, i cili kohët e fundit u akuzua për përbuzje ndaj gjykatave.

Përveç kësaj, unë nuk jam në dijeni të ndonjë statusi zyrtar që Angelakis i është dhënë për të përfaqësuar Partinë Republikane në Shqipëri për të mbështetur Sali Berishën. Nëse e ka, le të tregojë diçka me shkrim nga udhëheqja e Komitetit Kombëtar Republikan, në mënyrë që të mund të mbështesë fjalimin e saj.

Por edhe nëse Trump kandidon sërish, gjë është në një pikëpyetje të madhe pasi shumë shpejt mbush 80 vjeç, nuk ka asnjë garanci se do të fitojë nominimin republikan sepse shumë republikanë dëshirojnë që ai të zhduket. Gjithsesi edhe nëse arrin ta sigurojë këtë nominim nga Partia Republikane nuk ka asnjë garanci se ai do të fitojë sepse shumica e amerikanëve ende mendojnë se ai është gomar.

Por nëse me një sekuencë të çuditshme ngjarjesh ai bëhet sërish president dhe gjithçka është e mundur, shpëtimi i Sali Berishës nuk do të jetë në listën e prioriteteve të Trump. Nëse do të jetë e nevojshme, do të ishte kënaqësi t’i shkruaj Donald Trump për të ndarë me të dosjen që kam për Berishën dhe kam besim se mund ta bëj letrën time të arrijë në tryezën e tij. Në analizë të fundit, unë besoj se të gjitha teoritë e konspiracionit të Angelakis për Sorosin, Berishën dhe Trumpin kanë të bëjnë më shumë me fitimin e besueshmërisë së saj me republikanët e Trumpit sesa për të ndihmuar Shqipërinë.

Sepse është e paimagjinueshme për mua që çdo shqiptar racional që jeton në Amerikë mund të besojë se Berisha është i mirë për Shqipërinë. Sa i përket kërcënimeve nga Angelakis, ajo është e mirëpritur të më padisë, dhe nëse e bën, shpresoj që avokati i saj ta edukojë atë për faktin se unë kam të drejtë të shpreh mendimet e mia. Duke qenë se jam duke folur për opinionet, një mik shqiptar në Nju Jork ndau me mua një postim në “Facebook” që tregonte disa veçori interesante në faqen e internetit të biznesit të Angelakis në goldenkeyny.com.

Kështu që nga kurioziteti, e kontrollova dhe mendova se biografia e saj ishte disi e paqartë, por ajo që më dukej e veçantë është se ajo biografi që në shikim të parë duket të jetë një numër mbresëlënës fotosh të pronave të ndryshme, pas ekzaminimit më të afërt nuk kishte asnjë përshkrim të marrëdhënieve të saj me këto prona. Por ajo që mu duk edhe më kurioze është se kur u përpoqa të klikoja mbi fotot për të mësuar më shumë detaje, ajo që shfaqet për çdo pronë janë fjalët, “Oh Oh! Faqja nuk u gjet.

Na vjen keq, faqja që po kërkoni nuk ekziston”. Unë supozoj se Angelakis mund të japë një shpjegim dhe ndoshta faqja e saj ka nevojë për mirëmbajtje, por ftoj shqiptarët të vizitojnë faqen e saj në mënyrë që ata të mund të krijojnë vetë një mendim në lidhje me këtë gjë.

-Berisha ka nisur një tur takimesh dhe ka deklaruar hapur se do të tentojë të marrë drejtimin e PD. Si e shihni këtë lëvizje, apo tenton të krijojë mburojë politike?

Ai është duke gulçuar për ajër në një përpjekje për të shpëtuar lëkurën e tij dhe për të ringjallur veten në një përpjekje të kotë për të rimarrë pushtetin. Unë parashikoj që nëse ai do të jetë i suksesshëm në fushatën e tij, do të jetë koha për të bërë funeralin e PD-së, sepse ajo që do të mbetet do të jetë kufoma e një partie të thyer, impotente dhe kjo do t’i japë PS-së mundësinë për të konsoliduar më tej pushtetin e saj.

Natyrisht, Berisha tani fajëson Bashën për humbjen e zgjedhjeve dhe megjithëse Basha nuk është paketë çmimi për mua, PD humbi sepse votuesit shqiptarë e dinin se Berisha ishte “mjeshtri i kukullës” (ai që kontrollonte fijet pas kukullës) pas Bashës dhe ata ishin të bezdisur dhe të lodhur nga gënjeshtrat hipokrite të Berishës, ndaj i dhanë mandat PS-së.

A mund ta imagjinoni sa më keq do të kishte qenë humbja e PD-së nëse Blinken do të kishte sanksionuar Berishën pak përpara zgjedhjeve? E dija që një ditë lidhja e dashurisë Berisha-Basha do të merrte fund, por ishte befasi që Yuri Kim ishte gruaja që shkaktoi divorcin.

-Ai ka paditur Sekretarin Blinken në Francë dhe pretendon se nuk ka asnjë provë kundër tij. Me aq sa keni ju dijeni, a mund të ndodhë që DASH të gabojë në të tilla raste?

Gjithçka që mund të them është fat për Berishën, sepse ai do të ketë më shumë sukses nëse do të përpiqet të urinojë në një erë të fortë!

-Një zhvillim i fundit në Shqipëri është se presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah Berishës dhe po sulmon kreun e PD, Basha. Pse kjo aleancë Meta-Berisha?

Unë i shoh Berishën dhe Metën si djallin #1 dhe djallin #2 të Shqipërisë, ose ndoshta versionin shqiptar të Dr. Evil dhe Mini-Me, dhe së bashku ata kanë krijuar bllokimin më të madh të rrugës drejt zhvillimit të Shqipërisë si demokraci. Është e qartë se ata të dy janë të dëshpëruar dhe do të bëjnë gjithçka për të rifituar rëndësinë në skenën politike.

Kjo nuk është hera e parë që ata komplotojnë për të shtrembëruar realitetin. Ishte Berisha ai që ndihmoi Metën me problemet e tij ligjore pasi iu dha roli kryesor në videon e Dritan Priftit, ndaj aleanca e tyre e re nuk duhet të jetë befasi për askënd. Ata kanë manipuluar me egoizëm politikën në Shqipëri për një kohë shumë të gjatë dhe është koha që të dy të hidhen në plehrat e historisë së Shqipërisë së bashku me statujat e Hoxhës dhe Stalinit.