osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfehet gazetarja: 30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Rrëfehet gazetarja: 30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Një ditë më parë gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj në një koment të tijin që u botua thuajse nga të gjitha mediat online rendiste plotë 51 arsye pse ai ishte larguar nga Shqipëria për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot një tjetër gazetare, Eva Kushova ka rendit 30 arsye pse ajo ka vendosur që të jetojë në Shqipëri dhe mos të largohet diku tjetër.

Postimi i plotë i Eva Kushovës

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi.
Se flas kudo gjuhën time.

Se kurrë nuk ndihem e vetmuar.

Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell.

Se kemi histori të lashtë të admirueshme.
Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua.

Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime.

Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm.

Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë.

Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall.

Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë.

Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce.

Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme.

Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.

Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.

Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar

Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.

Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush.

Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë.

Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet.

Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar.

Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie.

Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune.

Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten.

Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë.

Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj.

Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar).

Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë.
Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone.

Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.

Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim