Një grua 32-vjeçare ka treguar se ajo kurrë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale në jetën e saj dhe kurrë nuk ka puthur një mashkull. E reja shprehet se nuk i vjen aspak turp për këtë fakt.
Gruaja australiane tha për Mamamia se nuk mendon se ka diçka të keqe në faktin që është e virgjër dhe se nuk e vret shumë mendjen, që të tjerët nuk e pëlqejnë.
Ajo shprehet gjithashtu se: Që të rrija beqare, nuk ishte një vendim i imi. Unë, si shumë persona të tjerë, duam të gjej një njeri që të më dojë dhe të respektojmë njëri-tjetrin”.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka thënë se ka qenë shpesh e tërhequr seksualisht, i nga femrat, edhe nga meshkujt. Pra, i kanë pëlqyer të dyja gjinitë.
Por, si është e mundur atëherë, që ka qenë gjithë jetën single?
Ajo ka thënë se shpesh është tërhequr edhe nga femra apo meshkuj që kanë qenë në një marrëdhënie, pra të lidhur apo të martuar, ndaj në një farë mënyrë ka ardhur edhe refuzimi.
Australiania mund të zgjidhte edhe marrëdhëniet “one night stand”, për të provuar këtë eksperiencë seksuale, por nuk e ka bërë.
Gruaja e krahasoi eksperiencën seksuale të një nate, si të shkosh tek mjeku dhe të mjekohesh, por pa pasur pasoja kuruese në shëndet.
Kjo s’do të thotë se ajo nuk është shoqëruar me persona të zakonshëm, që i ka takuar rastësisht në kafe apo në evente të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë që gjërat të shkojnë më tutje.
Sa i takon njerëzve në shoqërinë e afërt, të cilët i pëlqejnë, ajo thotë se nuk ka guxim t’ju tregojë ndjenjat e saj.