Nga Anri Bala
Ndërsa Edi Rama takonte diasporën në Greqi, gajdexhinjtë dhe qen-lehësit duke i ngatërruar shqiptarët me sojin e tyre, filluan lehjet, ca për vete e ca për të vetët, por që i neverisin shqiptarët… ato të vërtetët.
“Vajtojca” e radhës poshtë ballkonit të Saliziut, ishte Edit Harxhi, e cila e quajti burrë të nderuar Berishën, që prej 130 ditësh po sfidonte regjimin më të egër në Europë… por duke harruar jo pa qëllim epitetet, krenaritë dhe lavdet e tjera që populli ia numëron si atribute ish kryeministrit, që janë: I nderuar sekretar i PPSH, i nderuar dhëndri i Serbisë, i nderuar miku i familjes diktatoriale Hoxha, i nderuar komunist i fundit në Ballkan, i nderuar falës i detit, i nderuar Gërdecist, i nderuar grushtshtetist, i nderuar Lazaratist, i nderuar vrasës, grabitës, antishqiptarë e i korruptuar.
Këto, janë disa dekorata që i gëzon ditënumëruari, që po lufton me “regjimin” imagjinarë duke e bër “leckë” Ramën më gojëndyrësinë e tij si kjo:
Së pari, “në Athinë dhe në vend të përfaqësuesve të emigrantëve Rama,por edhe mitingu u përshëndet nga Eliza e Skënderbuçit dhe ylli i bixhozit të Partisë.
Së dyti, në fjalën e tij, Rama nuk shtroi as edhe një problem aktual që kanë apo mund të kenë emigrantët në Greqi si leje qendrimi, pashaportizime, legalizime, shkollim në gjuhën e nënës etj. Probleme që ekzistojnë pothuaj në çdo vend tjetër. Kjo, sepse ata nuk ishin ftuar aty për tu mbështetur në të drejtat që ju takojnë, mbasi për Ramën siç u shpreh 10 ditë më parë në Berlin, emigrantët janë thjesht mish i freskët. Emigrantët, dje ishin ftuar aty si plaçkë për Belerin që e mundi Ramën në Himarë, në Shqipëri dhe ai e mban të burgosur politik për interesa të tij mafioze.
Së treti, fjala e Edi Ramës, dje ishte një lloj replike e ngjashme mjerane me fjalimet e Enver Hoxhës, i cili dikur me marrëzinë e tij i kërcënonte grekët: “Kujdes nga ne, se ne jemi stërnipat e Bubulinës dhe Kolokotronit”.
Pas tij, lehu dhe “qelibari” Ilir Meta, që ka marrë rrugët e psikiatrisë me këtë fjalim për vete dhe për shokët e tij të vërtetë, e që nuk mund të mos të na bëj për të qeshur:
“Tallavaja më e fundit, që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit, që nuk çudit askënd. Është një regjim i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë, të gjithë e dinë, që administrata e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë dhe është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën prej mijëra vetësh.
Emigrantët shkuan për Noyzin, i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava.
Mezi po më presin çunat e Anglisë dhe kudo. Ka një shpërthim të të gjithë diasporës dhe ne do kemi një organizim në Athinë, Selanik, Itali e kudo tjetër, lëre pastaj në Glaskou”.
Pas këtyre vjen radha e Nulit, Salijaranit, Bardhit dhe plot bardhoshëve dhe zijoshëve, që na tregojnë se si Rama u “shpërfill” nga diaspora dhe bëri takim me 3000 patronazhistë, të dërguar në Athinë me autobuza, si votuesit e Belerit të Saliut.
Vërtetë, është e çuditëshme se si në Shqipëri është rritur kaq shumë numri i budallenjëve, megjithëse nuk ka statistika, e nëse do kishte do ishin shokuese, për shumatoren e atyre njerëzve që njihen si lehës politik, që janë aq idiot… sa lehin kur duhet të tundin bishtin.
Ca poshtë ballkonit, ca nëpër konventa si rituale fetare për partinë e vdekur, e ca të tjerë, që për turpin e këtij vendi kanë marrë në dorë fatet e opozitës, kur janë një turmë mediokrish ordiner, të specializuar për të na bërë të verbër… shkurt, për të na shitur verbërin e tyre intelektuale dhe mendore.
Kjo, të bënë të dyshosh se diku hanë, për të vjellë atë që ha qeni. Ndryshe edhe të çmendurit me ata që shikojnë dhe dëgjojnë ,do e kishin zili zotësinë e tyre, për të qëndruar jashtë kafazeve të psikiatrisë ose… parlamenti jonë është një kafaz të çmendurish special, që nuk ka doktor që i merr në dorë “pacientët” aty brenda.
Tërbimi, maskaralliku, hajdutëria dhe lehja e kësaj race, me këto vese, në emër të politikës, janë vërtet një plagë e madhe që duhet pastruar nga drejtësia sa më shpejt, për të mos u kthyer në një epidemi “politiqenësh” që lumturohen me sëmundjen e tyre. /Ekskluzive.al