Roza Lati është një prej moderatoreve më të njohura shqiptare, e cila është shumë aktive në profilin e Instagramit, ku publikon foto e video të ndryshme. Por në një video të fundit të Rozës, është vënë re komenti ofendues i një vajze, e cila ka shpërthyer në të shara ndaj moderatores.
“Bëj çfarë të duash! Shëmtira shëmtirë mbetet, dhe kur hap gojën më keq akoma. Flet anglisht kur nuk di shqipen, që flet gjithë gabime. “Ftyrën”, e jo moj kafshe, Fytyrën. Punon dhe në Tv. Ku ke studiuar? Vë bast në shkollën e këtyre viteve, në shkollën e gomerëve. O Zot kush ka mbetur në Shqipëri!”, ka shkruar ndjekësja.
Ndërsa Roza e ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj. “Më qafsh, më lej koment në çdo foto. Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj. Dmth kështu siç po bën. Jepi. Vëmendja jote është benefiti im. Faleminderit për vëmendjen. Shko futi pak dashuri dhe lumturi vetes ndërkohë, se qenke duke u tharë, aq sa po i shihke dhe gratë si burra. Ti më njeh mua moj ku*vë, unë s’të njoh ty. Shnet!”, ka qenë përgjigjia e Rozës.