Moderatorja e njohur, Roza Lati ka rrëfuer një ndodhi që i habiti të gjithë.
Roza tregoi se ishte me të dashurin në një lokal dhe ai shpeshherë i hidhte sytë një vajze tjetër.
Moderatorja e kishte kapur mat dy herë dhe në të tretën e kishte paralajmëruar.
“Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im po e shihte.
E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë.
Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina.
S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus”, tregoi Roza.