osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Roza, “dranofilja” e skenës që nuk u vyshk kurrë

Roza, “dranofilja” e skenës që nuk u vyshk kurrë

E cilësuar si simbol i forcës dhe suksesit në art, me dekada jetë artistike, Roza Anagnosti është një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.

Lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër. Aktorja, me një repertor të ngjeshur dhe shumë të suksesshëm, e nisi rrugëtimin e saj artistik në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, për tu bërë sot një nga emrat më të vlerësuar të artit dhe kulturës shqiptare.

Jeta e saj artistike ka qenë shumë aktive, si në film ashtu dhe në skenën teatrore ku ka dhënë një kontribut të çmuar. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”. Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jonë”. Realizimi i këtij filmi ishte një nga momentet më të rëndësishme në jetën e saj, pasi Roza dhe Dhimitri u dashuruan dhe më pas u martuan, për të vijuar jetën në Tiranë. Aktorja tregon se u njoh me Dhimitrin në këtë film dhe kjo e bën atë tepër të veçantë.

“Në këtë film Dhimitri ishte operator, dhe në këtë film ne u njohëm dhe në fund të tij u fejuam me Dhimitrin, ku më pas krijuam dhe familjen tonë. Është një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Dhe për mua ai ishte një rol shumë i bukur, dhe më pëlqente shumë. Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor, ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës” tregon aktorja.

Roza Anagnosti shpejt u bë një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Për të filloi periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi.

Luajti mbi 20 filma dhe fitoi disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti u shndërrua në simbol suksesi në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976), me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë.

Filmat e tjerë janë “Ndërgjegja” 1972, “Qyteti më i ri në botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kërkon një motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Botë e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vr, asje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vd, ekur” 1989, “Vetmi” 1990.

Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Filmografia

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Valsi i Titanikut (1990) teatër-komedi
Vetmi (1990) , Bardha
Kthimi i Ushtrisë së Vd, ekur (1989)
Rikonstruksioni (1988) (TV)

Botë e padukshme (1987)…..doktoreshë Besmira
Familja ime (1987)
Vr, asje në gjueti (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Taulanti kërkon një motër (1984), Luli

Besa e kuqe (1982) – Mrika
Rruga e lirisë (1982)
Dita e parë e emrimit (1981)
Mësonjtorja (1979) – Dafina
Në shtëpinë tonë (1979)

Fije që priten (1976)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Ndërgjegja (1972) – Arta
Pl, agë të vjetra (1968) – Vera

Komisari i dritës (1966) – Rudina
Toka jonë (1964) – Filja
Detyrë e posaçme (1963)

Me kalimin e viteve, Roza Anagnosti do të ngelet ikonë e kinematografisë dhe simbol i bukurisë që nuk njeh moshë.

Burimi: Konica.al