osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rotacioni politik, i domosdoshëm”! Filozofi i të djathtës Nard Ndoka konfirmon koalicionin me PD: Të vij unë dhe Berisha e të ikin këta

“Rotacioni politik, i domosdoshëm”! Filozofi i të djathtës Nard Ndoka konfirmon koalicionin me PD: Të vij unë dhe Berisha e të ikin këta

Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se mosbindja civile është një rrugë pa kthim, ndërsa shtoi se është e vetmja mundësi për të larguar qeverinë “Rama”.

Ai u shpreh se mungesa e opozitës në Kuvend, e çorienton mazhorancën.

“Mosbindja civile është një rrugë pa kthim. E vetmja mundësi për të larguar këtë qeverisje. Kjo nuk e pengon opozitën sepse grupi parlamentar do jetë në Kuvend edhe në respekt të taksapaguesve shqiptarë.

PD duhet të jetë ballazi me këtë mazhorancë të çoroditur që mungesa e opozitës në parlament e çorienton më tepër.

Mosbindja civile, që janë qytetarët që kundërshtojmë politikat e kësaj mazhorance, pensionistët shqiptar që janë në protestë pasi kjo qeverisje është tallur prej 12 vitesh me ta, janë mjaft problematika që qytetarët prej kësaj keqqeverisje kanë mbi kurriz”, u shpreh Ndoka në RTSH.

E ndërsa na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, pyetur mbi shanset që ka opozita për të ardhur në pushtet, Kryetari i PDK-së u përgjigj duke thënë se rotacioni politik është i domosdoshëm për vendin dhe për qytetarët.

“Shanset janë të padiskutueshme. Rotacioni është domosdoshmëri për vendin, qytetarët.

Ne kemi një qeveri të zhytur në krim, në korrupsion, afera korruptive. Gjysma e qeverisë sot është para drejtësisë, kryetarët e bashkive presin radhën të shkojnë në SPAK. Është mazhorancë e kalbur dhe ndryshimi i saj është padurim i qytetarëve për ta ndëshkuar me votë”, shtoi ai.

Ndoka garantoi se në zgjedhjet e ardhshme PDK do të jetë pjesë e Parlamentit. Ndoka shtoi se PDK është pjesë e koalicionit të PD-së dhe është në interes të opozitës të ketë koalicione për të luftuar mazhorancën.

“Unë jam pjesë e koalicionit të PD-së. Për fatin e keq PDK nuk është sot në Parlament nga pabesia dhe dredhi e Bashës. PDK është në 3-4 partitë kryesore të pluralizmit në këto 30 vite. Padiskutim që PDK do jetë pjesë e Parlamentit. Kodi ti dikton disa rregulla për partitë e vogla dhe pluralizmin në tërësi.

Ky kod ta detyron koalicionin. Është në interesin e opozitës të ketë një koalicion për t’u përballur me këtë mazhorancë”, përfundoi ai.