Cristiano Ronaldo po kalon momente tensioni në jetën personale, pasi janë shtuar akuzat për një përdhunim, i cili dyshohet të jetë kryer vite më parë në Las Vegas.
Pas një feste në një nga klubet e Las Vegasit rreth 9 vite më parë, dyshohet se Ronaldo ka “përdhunuar” Katrin Majorga, e cila e ka pohuar vetë këtë gjë, duke shtuar se në këmbim të heshtjes, portugezi i ka ofruar para.
Ish e dashura e portugezit, Irina Shayk, ka folur në lidhje me Ronaldon, të cilin e ka quajtur si një person jo të ndershëm, çka rrit dyshimet edhe më tej në lidhje me rastin e përdhunimit në Las Vegas:
“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se ai më tradhtonte me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë.
Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë.
Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma.”, tha modelja, e cila ka qëndruar për 5 vite me fituesin e disa “Topave të Artë”.