osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Romeo Kara plas skandalin: Ja si prokurorët bllokuan dosjen e Metës për aferën CEZ-DIA! Presion, intimidim dhe kërcënim të tërhiqem nga “pisprokurorët” që po kalojnë… vettingun

Romeo Kara plas skandalin: Ja si prokurorët bllokuan dosjen e Metës për aferën CEZ-DIA! Presion, intimidim dhe kërcënim të tërhiqem nga “pisprokurorët” që po kalojnë… vettingun

Juristi Romeo Kara ka zbardhur prapaskenat e skandalit me amnistinë që prokuroria po u bën pushtetarëve shqiptarë. Para gati 2 vitesh, Kara bëri një padi në prokurori kundër presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar se kanë shkaktuar 390 milionë euro dëm nga pakti CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve. Kjo dosje kaloi nga Prokuroria e Përgjithshme te Krimet e Rënda dhe ka mbetur e bllokuar.

Dje juristi Kara ka reaguar, duke deklaruar përmes rrjeteve sociale se prokurorja që ka në dorë këtë dosje po kandidon për të qenë anëtare e Prokurorisë Speciale. Madje ai ka treguar së i është bërë presion dhe shantazh nga prokurorja, e cila ka bllokuar prej gati 2 vitesh dosjen duke amnistuar presidentin e shumë të tjerë. “Disa javë pasi unë dorëzova këtë kallëzim, prokurorja e çështjes, Manjola Kajana më dërgoi një shkresë ku kërkonte paraqitjen time pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të bërë deklarimet e duhura në mbështetje të kallëzimit. Kërkesa ishte bërë për t’u paraqitur brenda ditës. Që në momentin e parë të mbërritjes në zyrën e saj, kjo prokurore mu hakërrua duke përdorur pastër dhe pa doreza presionin kundër meje. “Ke parë ti korrupsion me sytë e tua”, më tha. Ke parë ti të jepen e të merren para? Nuk ka korrupsion pa këto detaje, më tha, përndryshe do mbash përgjegjësi, më tha. Shkruaj çfarë unë po deklaroj, pa asnjë ndryshim, se për të tjerat mbaj unë përgjegjësi, i thashë. Po ashtu shtova: unë as që e kam ndërmend të intimidohem prej teje i thashë, dhe po lodhesh kot duke më bërë presion mua”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Presionet
Kara ka treguar dhe përplasjet që kanë ndodhur në zyrën e prokurores. Sipas tij, gjithçka nis pas një kërkese të tij për ta shtyrë pas dy ditësh procedurën e deklarimit. “Të nesërmen e ditës që po bëja deklarimin, kisha një gjyq tepër të rëndësishëm në gjykatë, ku do të kundërshtoja pushimin e çështjes nga prokuroria e Tiranës përkundrejt Sali Berishës, lidhur me privatizimin e OSSH-se, dhe unë duhej të rishikoja mbi 5800 faqe të dosjes, prandaj kërkova mirëkuptimin e prokurorisë për ta shtyrë me dy ditë seancën e deklarimit në mbështetje të kallëzimit. Me arrogancë prokurorja Kajana urdhëroi OPGJ-në, shkruaj: refuzon të deklarojë. Dakord- i thashë, vazhdojmë me deklarimin se nuk kam ndërmend të tërhiqem nga kallëzimi im. Për disa orë me radhë, vazhduam me deklarimin dhe në fund te tij, prokurorja u mundua të zbuste situatën e krijuar duke më kërkuar që të mos e paragjykoja. Jo, i thashë, nuk të paragjykoj. Në fillim pa të njohur edhe mund të të paragjykoja, por tashmë jam duke te gjykuar, i thashë”, tha Kara në rrjete sociale dje.

Zvarritja
Juristi është shprehur se kjo dosje është ende në sirtarët e prokurorisë dhe nuk u hetua si duhet. Gazeta disa herë ka kërkuar informacion nga Krimet e Rënda, por përgjigja është e njëjtë: Që çështja është në hetim. Më i rrezikuari në këtë mes është presidenti Meta, pasi ndaj tij kanë dalë shumë akuza për çështjen CEZ-DIA. “Edhe pse kanë kaluar mbi 20 muaj, ajo dosje vazhdon e ngrirë në prokurori, edhe pse mua mu kërkua me urgjence deklarimi. Jo rastësisht kjo prokurore u caktua në këtë çështje, pasi më parë ishte po kjo prokurore që u caktua në çështjen e Tom Doshit kundër Ilir Metës, çështje të cilën kjo prokurore e zgjidhi sipas interesave të Metës. Kam qenë në dijeni përpara se çështja Doshi të dilte në publik, se ai ruhej nga policia për një rrezik serioz ndaj jetës së tij, por kam ngelur i zhgënjyer nga mënyra se si prokuroria denigroi Doshin, pse ai mori guximin të padisë Metën. Duke e ditur këtë rast, nuk isha i papërgatitur përballë prokurores kërcënuese Kajana”, ka vijuar Kara. Shqipëria ka 30 vite në demokraci dhe faktet tregojnë se deri më sot askush nuk është dënuar për aferat që ka bërë. I vetmi që e pësoi ishte Spiro Ksera, por ai më shpejt u lirua se u dënua. /Kliti Topalli