osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Romeo Kara: Përfytyrojeni një hero që ka dhuruar jetën e tij për të tjerët dhe të një pushtetari që iu merr jetën të tjerëve për të tijën

Romeo Kara: Përfytyrojeni një hero që ka dhuruar jetën e tij për të tjerët dhe të një pushtetari që iu merr jetën të tjerëve për të tijën

Nga Av. Romeo Kara

Siç sperdridhet shejtani kur kendohen vargjet e shenjta, ashtu sperdridhen heronjte e rremë kur perkujtohen ata te vertetet.

Heronjte e vertete, ata te cilet u dalluan per kurajon e tyre, qe tejkaluan vetveten dhe interesin e ngushte duke u vene krejtesisht ne sherbim te kombit dhe atdheut, duke u karakterizuar mbi të gjitha nga Vetemohimi, kurrsesi nuk mund te mohohen nga larva qe per heroizem kane vjedhjen dhe mashtrimin.

Heronjte duke u Vetemohuar, kaluan në perjetesi dhe ia hoqen cdokujt tjeter shansin për t’i mohuar ata.

Askush nuk mund të mohoje nje te Vetemohuar.

Heronjte jane simbole te sakrificave, ata jane vete sakrifica në shkallen më te larte.

Ata jane personifikime te vete historise, sepse ishin ata qe historine e shkruan me gjak duke u bere vete historia, duke u bere pakuptuar nenvetedija jone, qe na frymezon perpara veshtiresive dhe na lidh me njeri tjetrin pasi na meson te tek kalojne vetveten dhe t’i sherbejme shoqerise.

Heronjte behen pakuptuar simbol te epokave historike, pasi ata jane vete eposi dhe vetëm ata bejne epoka.

Heronjte jane ndergjegja kombetare perballe cdonjerit prej nesh dhe sidomos perballe pushtetit. Perfytyrojeni raportin shpirteror e psiqik midis nje heroi qe ka dhuruar jeten e tij per te tjeret dhe nje pushtetari qe iu merr jeten te tjereve per te tijën.

Sigurisht që ky lloj pushtetari eshte i sfiduar nga heroi edhe pas rënies se tij, dhe per pushtetarin nuk ka qetesi persa kohe ky hero respektohet dhe eshte pjese e ndergjegjes njerezore.

Heroi eshte i sakrifices, biles ai eshte vete sakrifica, qe na meson se per te bere hapat e duhur perpara ne duhet t’a tejkalojme vetveten, te sakrifikojme, te mposhtim friken, te perballemi dhe te fitojme.

Heroi nuk vleresohet kurre nese fitoi apo jo, por ai vleresohet per guximin per t’u perballur me te keqen dhe per ti sherbyer shoqerise dhe idealeve te larta te saj. Kesisoj heronjte jane shembulli dhe shkolla me e mire e kurajos dhe idealit, duke na frymezuar ne momentet e erreta dhe situatat e renies ne kriza morale.

Heronjte na mesuan dhe na kujtojne mbi te gjtha se, per te fituar nder e dinjitet, begati e miresi ne duhet te perballemi, te tejkalojme vetveten biles te jemi te gatshem edhe te sakrifikohemi.

Ata na mesuan se, po qe se nuk jemi te gatshem per sakrifica, nuk e meritojme vetveten dhe fitoren.

Lavdi Heronjve Tane!