osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Romeo Kara paralajmëron arrestimin e Berishës dhe familjarëve të tij: Rruga që po ndjek SPAK dhe dy dosjet e bujshme që kanë hapur amerikanët

Romeo Kara paralajmëron arrestimin e Berishës dhe familjarëve të tij: Rruga që po ndjek SPAK dhe dy dosjet e bujshme që kanë hapur amerikanët

Juristi dhe aktivisti i njohur, Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ndërsa e ka ndalur theksin tek aksionet e SPAK dhe situata brenda opozitës.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, paralajmëron arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, teksa ka treguar edhe rrugën që po ndjek SPAK. Madje ai ka zbuluar edhe dy dosjet e bujshme që kanë hapur amerikanët dhe si kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do e “eliminojë” përfundimisht kreun e “Foltores”.

– Zoti Kara, si e shikoni aleancën Meta-Berisha? Do funksionojë apo do ndahen…

Së pari, them me bindje të plotë që, aleanca e tyre, jo vetëm që nuk ka asnjë bosht moral apo programatik politik, por, mbi të gjitha, është një aleancë tipike antivlerash njerëzore në përgjithësi dhe antishqiptare në veçanti. Aleanca e tyre është thjesht një aleancë pazari midis dy kapobandave të politikës, të cilët gjithmonë kanë qenë bashkë në vjedhjen e pasurive kombëtare dhe në marrjen peng të institucioneve.

Së fundi aleanca e tyre ishte qartë një aleancë për mbijetesë, duke parë ndëshkimin ligjor, që po u troket tek porta. Ndërkohë që Berisha dhe ithtarët e tij, përfunduan të hedhur nga vetë PD-ja, nga kati i dytë në ujërat e “shenjta” të Lanës, Meta nxitoi të fuqizoi bandën e tij me eksodin berishian. Kjo aleancë e provoi në zgjedhjet e 14-Majit se, kurrë nuk do të mund të marr pushtet në të ardhmen, por, përsëri mund të ketë ndikim pengmarrës për fatet e vendit.

Duke parë rezultatin e zgjedhjeve, qëndrimin e prerë të faktorit ndërkombëtar se, nuk do të ketë kurrë bashkëpunim me Berishën si simbol i një korrupsioni madhor dhe rikthimin e mjaft pasuesve të Berishës tek grupimi i Bashës, mendoj se, ka shumë gjasa, që kjo aleancë të mos vazhdojë më gjatë. Këtë radhë çelësin për vazhdimin e aleancës e ka vetëm Meta, i cili në momentin që do ta shoh Berishën si barrë, do t’a gjejë me siguri arsyen për ta larguar atë. Berisha tashmë nuk ka më asnjë kartë apo forcë politike për t’iu imponuar atij. Opozita po e kupton se, karta e vetme për të mbijetuar dhe rikthyer në pushtet është, ndarja përfundimisht nga Berisha dhe Meta. Edhe vetë Meta nuk ka më asnjë shans të mbijetojë, duke qenë në aleancë me Berishën.

– DASH dhe ambasadorja Yuri Kim mbështetën aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Ndërkohë, Berisha thotë se ndihet muxhahedin. Keni një koment?

Muxhahedinët u strehuan këtu me ndërmjetësinë e US nëpërmjet një marrëveshjeje, e cila kishte dy kushte kryesore:

1. Ata të mos krijonin problematika me njëri-tjetrin këtu dhe

2. Të mos zhvillonin veprimtari politike, e cila do të kompromentonte Shqipërinë dhe përballte atë me rreziqe kundërvepruese prej kësaj veprimtarie politike.

Të dyja këto pika tashmë janë shkelur prej tyre dhe për më tepër, pikërisht prej shkeljes së këtyre dy pikave, Shqipëria është përballur me sulme të pashembullta kibernetike, të cilat kanë pasur si qëllim, rrënimin dhe kalimin në kolaps të të gjithë infrastrukturës digjitale të vendit. Është bërë e njohur se, partnerët ndërkombëtarë kanë informuar Shqipërinë se, prej serverave të kampit të tyre, janë zhvilluar sulme të ndryshme kirbenetike, gjë që ka detyruar Gjykatën e Posaçme,

SPAK-un dhe policinë, që brenda të gjitha parashikimeve ligjore, të realizojnë sekuestrimin e serverave të këtij grupimi. Qëndrimi i organeve të drejtësisë shqiptare dhe atyre ligjzbatuese, ka qenë konform ligjit dhe vetëm në zbatim të ligjit. Mjafton të lexojmë Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë nga Neni 7 e deri në atë 293/c dhe Kodin e Procedurës Penale, për ta kuptuar ligjshmërinë e këtyre veprimeve.

Jo më kot State Departament dhe Ambasadorja Kim, kanë mbështetur aksionin e mësipërm, pasi ata janë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur, fakteve dhe procedurës ligjore. Muxhahedinët, jo vetëm që nuk zbatuan marrëveshjen e strehimit të tyre këtu, por reaguan totalisht në shkelje të çdo ligji e etike, duke shkelur rëndë jo vetëm marrëveshjen, por edhe vetë sovranitetin e vendit, duke kundërshtuar me dhunë zbatimin e vendimit të gjykatës dhe konsideruar territorin e kampit të tyre, si një enklave jashtë autoritetit të Shtetit Shqiptar, ku nuk zbatohet asnjë ligj i tij.

Berisha, si person i braktisur përfundimisht nga bota demokratike perëndimore, ka përfituar nga rasti, që të krijojë aleanca destabilizuese, pasi destabiliteti është e vetmja kartë që i ka ngelur për të luajtur përpara fundit të pritshëm të tij, por edhe të krijojë analogjinë se, ai do të kundërshtojë me forcë çdo vendim gjykate, prokurorie dhe policie që do të jetë në kundërshtim me interesat e tij.

Ai po kërkon hapur tashmë, që pasuesit e tij, ata qe kane se çfarë të humbin nga një funksionim real i drejtësisë, të përgatiten për t’u përballur deri në fund me organet e drejtësisë, të mos i njohin ato dhe të jenë të gatshëm ta bëjnë kurban Shqipërinë, për interesat e tyre të jashtëligjshme. Pikërisht në momente të tilla, kur shqiptarët duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët në mbrojtje të sovranitetit të vendit, provohet qartë se, kush është morali njerëzor dhe politik i gjithësecilit. Me këtë deklarim, Berisha e ka vulosur përfundimisht moralin e tij politik si antishqiptar dhe pengmarrës i fateve të vendit.

-Këtë javë prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj sa i takon aferës së inceneratorëve. Mendoni se z. Ahmetaj rrezikon të arrestohet?

Deri me tani kemi hetime nga SPAK-u, lidhur me çështjen në fjalë, por akoma një komunikim akuze. SPAK-u duhet inkurajuar në punën e tij duke i lënë të kuptohet se angazhimi i tij me kapacitet të plotë është më se i mirëpritur. Shpresoj qe hetimi i SPAK-ut lidhur me çështjen e inceneratorëve të jetë i zgjeruar dhe shterues duke shënuar një sukses në luftën kundër korrupsionit. Nëse do të jete i tillë, padyshim që edhe persona të tjerë do të përballen me ligjin. Nga hetimet ka vetëm dy përfundime: të kërkohet pushimi i çështjes penale apo dërgimi i çështjes për gjykim. Edhe në këtë rast te dyja alternativat qëndrojnë të hapura. Në një të ardhme të afërt besoj se do të kemi mundësi të shikojmë edhe statusin e Ahmetajt lidhur për sa më sipër.

-Dosja e “21 janarit” i mbeti si kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Si ka mundësi që kjo masakër nuk hetohet nga SPAK?

Mesa kuptoj kualifikimi i veprës penale te aksidentit nuk është konsideruar i tillë që të ndiqet nga SPAK-u. Megjithatë aksidenti ishte pasoja, por shkaku real ishte babëzia e pushtetarëve më në krye Berishën të cilët në shpërdorim te plote te detyres dhe ne kushte korrupsioni ngriten biznesin e vdekjes ne Gerdec. Nese i trajtojme te lidhura ngritjen e atij biznesi dhe pasojen e shperthimit, atehere kjo ceshtje do te duhej te ndiqej nga struktura e SPAK-ut. Sidoqofte ka rendesi qe kjo ceshtje po ndiqet ligjerisht. Pergjate zhvillimit te saj mund te kemi fakte dhe prova te reja te cilat do te bejne te mundur realizimin e plote te drejtesise. A do te kemi fakte te cilat shperdorimin e detyres dhe neglizhimin e masave te sigurise do ta kthejne ne nje veprim te organizuar kriminal objekt me te cilin merret SPAK-u, kjo ngelet per t’u pare.

-Si e mbani ju mend 21 janarin. Ku ishit atë ditë?

Ate dite kam qene ne Durres, por, kam ndjekur me vemendje zhvillimin e ngjarjeve. Ishte nje zhvillim i pritshem duke vleresuar impaktin qe pati publikimi i videos Meta-Prifti. Nga ajo video mbreti doli lakuriq dhe reagimi ne opinion, pavarësisht ndasive politike ka qene i njejte. Te gjithe u neveriten nga llumi ne te cilin kishte rene pushteti dhe menyra se si funksiononte qeverisja.

Ne kete aspekt, protesta ishte plotesisht e ligjshme, per te mos thene qe mosreagimi nga populli do te ishte shenje e nje degradimi moral dhe i mungeses se shpreses gjithashtu. Nje pjese e madhe protestuan, ndersa pjesa afer PD-se heshti, duke mos gjetur asnje shtyse morale, per t’u rreshtuar ne krah te dyshes Meta-Berisha. Pas asaj proteste, qe fatkeqësisht u gjakos, pashe qarte fundin politik te Berishes dhe Metes dhe pasuesve te tyre.

-Po Berisha duke qenë se e ka pranuar se do ta bënte serish duke urdhëruar Gardën për të qëlluar mbi protestuesit, a rrezikon të merret i pandehur për këtë dosje?

Sigurisht që po. Kemi nje retorike vulgare te paprecedente te Berishes karshi prokurorise dhe prokurores se pergjithshme ne vecanti, pengim te punes se saj ne hetimin e ceshtjes dhe mbledhjes se provave dhe nje ndarje te tij me ishpresidentin Topi. Kjo çeshtje u pengua atehere qe te hetohej e plote dhe akoma nuk eshte hetuar deri me tani.

Per mua si qytetar dhe jurist, ato vrasje ishin vrasje politike, te urdheruara nga politika dhe ne mbrojtje te politikes se krimit, ne krye te se ciles ishte vete Berisha. Vete deklaratat e tij te dhena ne momente deliri e konfirmojne kete gje. Berisha konsideron se, pushtetin atij nuk mund t’ia marre kurrkush dhe se ai per te mund te beje cdo gje. Populli protestoi pikërisht kunder tij, perpara zyres se tij dhe u vra nga njerezit qe mbronin zyren e tij. Ai vete, me gojen e tij ka implikuar veten kur ka thene se, ka qene gati ta mbroje me arme veten e tij. Askush nuk e ka trajtuar ligjerisht kete thenie te tij. A ka pasur te drejte ligjore Berisha qe te perdore personalisht pushke snaiper kur ishte president?

-A është pajisur ligjërisht me një armë të tillë?

A ka pasur persona ne mbrojtje te tij ate dite dhe me pas qe nuk e kane pasur detyre funksionale mbrojtjen me arme te tij dhe zyrës se tij?

Kush dha urdherin per te qelluar dhe në çfare kushtesh u dha ai? Keto jane pyetje qe presin pergjigje dhe qe qarte te cojne tek Berisha si organizatori, frymezuesi dhe mbuluesi i veprimeve te jashteligjshme qe shkaktuan tragjedine e 21 janarit.

-Në SPAK ndodhen edhe dosjet e Gërdecit dhe privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ky dyshohet se janë implikuar dhëndri Berishës dhe djali i tij. A mendoni se Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha rrezikojnë të shkojnë në burg?

Me aq sa une kam pare dhe lexuar nga media, te dyja keto dosje jane dosje te pakundershtueshme te korrupsionit te familjes Berisha. Jo me kot ai eshte konsideruar nga State Department si nje person non grata dhe akuzuar publikisht si je person qe ka qeverisur per veten, familjen dhe klanin e tij, duke rrenuar besimin tek demokracia dhe institucionet dhe marre peng ato.

E shoh jo te larget diten kur Maltezi dhe Berisha i Vogel do te perballen me drejtesine. Jo me kot edhe familjaret e Saliut jane shpallur non grata nga State Department. Te dy keta pinjolle te familjes Berisha, qe deri me dje kakarisnin krenare perballe akuzave publike tashme jane dhjaksur duke ndjere me afer se kurre fundin e tyre. Perballja e tyre me ligjin, do te jete nje nga sfidat kryesore te sistemit te drejtesise shqiptare dhe te vete shqiptareve te ndershem, qe aspirojne per nje shtet te se drejtes dhe sundimit te ligjit. Kam bindjen e plote se ata do te pergjigjen perpara ligjit.

-Berisha duket i alarmuar dhe sulmon SPAK dhe Ambasadoren Kim, si duket po e nuhat që po kërcasin prangat për të dhe familjarët e tij?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USA) jo vetem qa tashme jane garant i ketij sistemi ku ne duam prej vitesh te aderojme, por ata tashme jane bere de facto edhe zedhenes dhe mbrojtës te te drejtave te shqiptareve, te drejta te mohuara nga politika klienteliste e krimit dhe e korrupsionit. USA tashme eshte shtytesi kryesor i reformes ne drejtesi, te instalimit te shtetit ligjor, sundimit te ligjit si dhe ne vecanti te marrjes fund te pandeshkueshmerise se korrupsionit politik.

Ata e kane percaktuar qarte Berishen dhe familjen e tij si frymezues, instalues dhe garant te korrupsionit dhe pandeshkueshmerise ne Shqiperi, prandaj hapur dhe me force ata jane pozicionuar totalisht kunder tij. Pikërisht tek qendrimi i tyre i prere karshi tij, Berisha sheh fundin e tij. Pikërisht per kete arsye une them se tashme per US Berisha eshte nje case closed. Ai po tenton qe te luaje me karten e destabilitetit, si mjetin e fundit te mbijeteses se tij.

Berisha po luan pikërisht per mbijetese. Edhe pse retoriken denigruese ai po e perdor me shume kunder Ambasadores Kim si person, ne te vertete ai kerkon te denigroje US, politiken dhe qendrimin e tyre karshi tij si dhe interesat e tyre ne rajon. Ai tashme e humbi rastin, trenin e fundit per t’a realizuar qellimin e tij. Ne 14 maj ai e mori pergjigjen per alternativen e tij antiamerikane dhe antishqiptare gjithashtu. Ai tashme i perket vetem se kaluares, ne pamundesi te plote rikthimi ne pushtet dhe ne pritje te sigurte ne perballje me drejtesine. Fale USA sfida me Berishen do te fitohet dhe drejtesia do te instalohet ne Shqiperi.

-Çfarë po ndodh me dosjen CEZ dhe CEZ-DIA. Si po shkojnë hetimet dhe a rrezikohen Meta, Berisha dhe shpura e tyre nga këto megaafera?

Ajo dosje qëndron ne SPAK. Hetimet lidhur me te vazhdojne dhe me siguri do te kemi lajme te bujshme lidhur me të. Ajo qe publiku dhe media duhet t’i kushtoje vemendje eshte edhe dosja e privatizimit te OSSH-se nga CEZ-i. Ajo eshte dërguar prej meje ne Gjykaten e Larte dhe nuk duhen humbur shpresat për dergimin e saj per gjykim.

Per faktorin nderkombetar ajo eshte dosja e pare e korrupsionit qeveritar e plotesuar ne hetim, fakte dhe prova te pakundershtueshme, prandaj nuk duhet lene jashte vemendjes se publikut. Prej atij privatizimi te korruptuar u mundesua edhe kontrata korruptive CEZ-DIA, te cilat se bashku e cojne shifren ne vazhdim te aferes ne se paku 1 miliard euro.