Nga Romeo Kara
E pafalshme qe kompanite e quajtura “shell”, te regjistruara ne zonat offshore, arrijne te fitojne tendera dhe shpallen fituese, duke kryer hapur, jo vetëm shmangien e taksave, por edhe pastrimin e parave, te fituara nepermjet korrupsionit.
E pafaleshme qe ARRSH, nuk ka arritur te verifikoje vertetesine e dokumentacionit te fituesit.
Asnje justifikim nuk mund të kete per ARRSH.
Si mund te jete transparente nje procedure prokurimi, me vlere miliona euro, kur fituesi eshte nje kompani off-shore?
ARRSH nuk mund të laje gojen duke thene qe: pezulluam ndertimin, po verifikojme dokumentacionin dhe mund te anullojme kontraten apo do perserisim proceduren e prokurimit.
Ato jane parate tona dhe do jemi vete ne, qe do bejme investigimin e duhur, bile edhe te rolit te ARRSH-se ne kete afere.
Askush nuk beson se, nje 26 vjecar dhe me profesion receptionist spitali, i ka hyre me iniciativen e tij kesaj pune.
Kjo pune bie ere, dhe ARRSH dhe kushdo qe eshte mbas saj, do t’ia shohe mire hajrin kesaj pune.
ARRSH, ka zbatuar turpshem, te njejtin skenar off-shoresh, ashtu si edhe Kastriot Ismailaj, kur lidhi kontrate me CEZ-in per te mbledhur 430 milione euro borxhe.
Meqe ka zbatuar te njejtin skenar si ai, te jete e sigurte se, te njejtin fat si te tijin do te kete.