osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

ROLAND TREBICKA – Mjeshtri më i madh i gëzimeve popullore, ishte ai…

ROLAND TREBICKA – Mjeshtri më i madh i gëzimeve popullore, ishte ai…

Nga Eugent Kllapi

Ai kishte vetëm një tempull, Teatrin. Aty ai nuk ishte më ai, po ishte mbi të gjithë, mbi veten dhe mbi dëshirat e një njeriu të zakonshëm, mbi të qeshurat normale lart e poshtë, mbi artdashësit duke iu drejtuar original si dinte ai në skenë. Ishte mbi të qeshurat dhe bashkëvepronte me artdashësit si me kolegët e punës, improvizonte origjnal në skenë dhe ishte aq origjinal në interpretimet e veta.

E shihje gjithmonë të qetë, serioz, duke ecur drejt dhe, as shumë shpejt siç hiqen disa që duan të duken sikur kanë gjithë punët e botës, as shumë ngadalë siç bëjnë ata që duan të ndalojnë kohën. Ai e ndalonte kohën në skenë dhe falte shumë gëzim, shumë të qeshura, shumë dashuri për komedinë dhe njëkohësisht serioz në jetën e përditshme. Ai ishte Roland Trebicka. Një Korçar që i dha vlerë qytetit dhe më tej, i dha vlera të jashtzakonshme teatrit, i dha vlerë komedisë dhe Shqipërisë.

Tragjikja udhëton gjithmonë si hije me komiken dhe neutralizohet vetëm me seriozitet, duke e njohur të dyja anët e medaljes, ashtu si e mira do të keqen, si indiferenca do dashurinë të zbulohet, si madhështia nis nga askushi dhe rritet në një përgjegjësi të madhe që quhet publik. Ky kolos madhështor që është publiku gjykon aq rëndë, po dhe të ngre në piedestal kur ti je vetvetja dhe shpreh art.

Sa dashuron dhe të harron, megjithatë ky përbindësh që i ka të dyja anët e ngriti atë në piedestalin më të lartë të komedisë popullore dhe të thjeshtës, e tejkaloi ideologjinë e kohës dhe fali shumë të qeshura, të qeshura pafund. Dhe kur përbindëshi të ngre nuk të ul më, ti je me të vërtetë artist. Publiku është tiranik me të gjithë ata që e mendojnë veten lehtë dhe sipërfaqësisht.

Ishte nga të paktët profesionistë që spektatorin e vlerësonte si partner të tij në skenë, improvizonte gjithmonë dhe eksploronte origjinalitet.

Zëri i tij linte mbresë të veçantë, ai fliste me sy, dhe shikonte me zemër publikun si duhej të ishte. Ishte origjinal në mënyrën e vet, në stilin e tij, kishte magjinë e tij falë karrierës së gjatë, dashurisë së pamatë për publikun e sidomos për teatrin. Nuk ngelen pas rolet që ai ka luajtur në filma të ndryshëm.

Pantonima e tij është në kujtesë edhe sot e kësaj dite, e jashtzakonshme, i pakrahasueshëm në xheste dhe në dialog, një kryevepër popullore që theu rekord me shikime, dashuri dhe imitime ngado, ai u bë zhargoni i përditshëm i njerëzve, hoqi sa e sa mërzitje me humorin e tij, ishte komedian profesionist dhe i ndërgjegjshëm për vëshirësitë që i kalonte me dëshirë profesionale dhe gjithmonë në grup me artistët e tjerë ku kishte një komunikim të përsosur.

Shqeto, populli atë e donte dhe e do shumë, nuk hiqet nga mendja qindra e qindra dialogje që tashmë kanë ngelur si batuta dhe në folklore në mendjen e njerëzve.

E gjeje herë pas here me gruan duke shëtitur në baret(lokalet) afër liqenit artificial. Njeri i ndjeshëm dhe i qetë, i thjeshtë si çdo njeri i zakonshëm dhe unik në skenë. Ndryshe u identifikua vetëm me një rol, ‘’Xhaxhi Vani’’ ose ‘’Jovan Bregu’’ nga komedia e famshme ‘’Pallati 176’’. Koha ashtu si publiku është gjykatës suprem dhe i egër, shumë i ashpër me antivlerat. Ai e sfidoi kohën dhe ngeli i si një gur në skenën e Teatrit Kombëtar, ku herë pas here është orientim për shijet e publikut.

‘’Jo xhaxhi Vani këtej, xhaxhi Vani andej, edhe Vani fap shapkën mbi sy’’

E kush mund t’i harrojë batutat e tij. Ai bëri një popull të gjithë të qeshte kur vuante nga uria, kur një shoqëri e tërë e mbyllur në një vrazhdësi dhe intrigë të përgjithshme që quhej komunizëm i sëmurë për të pasur pak gëzim.

‘’Pallati `176’’ ishte preludë i tij dhe u dha në 500 shfaqje radhazi. Ai e sfidoi shabllonizmin socialist, propagandën, problemet social-kulturore dhe fali gëzim. Nuk është pak të falësh të qeshur, i shton një jetë njeriut.

Roland Trebicka u bë i pazëvendësishëm me medalje publiku.

Lindur më 1947 në Korçë, fillimin e parë do e bëjë te filmi ‘’Debatiku’’ më 1961. Më pas ai do të punonte si aktor në ‘’Estradën e Ushtarit’’. Në 1971 do të bëhej pjesë e Teatrit Kombëtar deri më 1999.

Role të tjera janë si: Xhenarino tek ‘’Magjia e madhe’’, Zganareli tek ‘’Don Zhuani’’, Hlestakovi tek ‘’Inspektori’’, Revizori tek ‘’Një burrë me trëndafil’’ etj. Ndërsa për rolin e Rojës tek ‘’Mbreti po vdes’’, ‘’Valsi i Titanikut’’, ‘’8 Persona Plus’’, ‘’Po vjen Ai’’, ‘’Të gjithë kanë huqe’’, ‘’Berber i Seviljes’’ dhe ‘’Martesa e Avokatit’’.

Roland Trebicka ka luajtur dhe në disa filma, prej ku vlen të përmendet ‘’Koncert në vitin 1936’’ film për nder të këngëtares së njohur Tefta Tashko Koços në rolin e Nesti Bënjës, një disident i dashuruar pas këngëtares. Një tjetër është ‘’Ëndërr për një karrige’’, ‘’Vaska’’.

Kritika dhe të gjithë kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Mjeshtër i groteskut dhe i komedisë në një fantazi të shfrenuar shprehëse nga sytë tek këmbët, nga emocionet tek qëndrimi burrëror, ai ishte njeri me karakter të fortë profesional sa dhe i dashur me kolegët e vet me një socializim të përbashkët për punën.

Në 2002 Trebicka do të ishte kanditat për Çmimin ‘’Aktori më i Mirë Mbështëtës’’ në Kajro.

Nuk është aq e lehtë të njohësh me qindra karaktere dhe të futesh në botën e tyre. Përveçse mjeshtëri duhet një botë e gjithë shprehëse dhe një madhështi në shpirt, si dhe të durosh drama gjithfarëshë, e megjithatë ‘’kush ngjitet në malin e lartë, tallet me të gjitha dramat, të vërteta apo të stisura’’.

Aktor karakteri, larmi tipash, formash, mënyrash dhe stilesh, duke rrëzuar monotoninë, individualitetin. Aktor me një tis përqeshës, demaskues, tallës duke u paraqitur kështu më i madh e më sensibël tek publiku, madhështor në thjeshtësinë e tij.

Është nderuar me titullin ‘’Artist i mertuar’’, titull ky që i akordohet me meritë të plotë, madje duhet t’i jepej ”Artisti i popullit” se i tillë ishte dhe është.

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë donte të lozte me dramën ‘’Ëndrra e Ismail Qemalit’’ me regji të Spiro Dunit, vepër e cila u shpall fituese me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Në fakt vuante prej një sëmundje e rëndë dhe nuk pati dot mundësi.

U shua më 6 mars të vitit 2013, me një fjalë së bijës në buzë, ‘’Mos më qani!’’./Konica.al