Celtic-u është zyrtarisht kampion i Skocisë. Klub skocez ka festuar titullin në mënyrën më të bukur të mundshme, teksa e ka siguruar matematikisht pas një fitoreje në derbin me rivalin e përjetshëm, Rangers-in.
Celtic-u triumfoi me shifrat 3-2 dhe tashmë shkon në kuotën e 88 pikëve në krye të tabelës, me një diferencë prej 12 pikësh nga Rangers-i i vendit të dytë.
Pjesë e ekipit të parë në përballjen e sotme ishte edhe Roko Vata. 17-vjeçari shqiptar e ndoqi ndeshjen nga stoli, pa mundur të numërojë minuta në fushë.
Dita e sotme ndoshta është më e bukura në karrierën e tij, teksa përjeton emocionet e para si kampion i Skocisë, megjithëse në një moshë të vogël./Halit Delibashi-Sport Ekspres/