Vijojnë lëvizjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këtë herë, Arben Saliu, i cili është Pedagog në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit është emëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, në Drejtorinë e Standardeve Profesionale.
Po ashtu mësohet se Fredi Agastra, i cili ishte në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, është emëruar si këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm.