Robert Papa që sigurisht duhet të punoj si roje ashensori ose parkingu në SHBA, ka folur sot në studiot e Fanes për çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal, i cili ditën e djeshme pranoi fajësinë për komplotin në favor të oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.
Papa, i cili hiqet sikur e ka ndjekur rastin me statusin e refugjatit, thotë se në çështjen shqiptare janë 8 mijë faqe përgjime ku përmendet dhe kryeministri Edi Rama.
Se për çfarë përmendet Edi Rama i cili ka pritur në takim një nga drejtorët më të rëndësishëm të FBI kur Saliu priste Fazliçet dhe i bënte edhe pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vetëm komentatori sportiv Papa e di.
Madje ky papaqi pretendon se Edi Rama na qenka nën hetim, por përse dhe nga kush nuk thotë gjë, sepse si “prokuror” i dërguar me mision nga Shqipëria, për të ruajtur makinat, do të ruaj edhe sekretin hetimor.
Madje Papa arrin deri aty sa gënjen pa piken e turpit se Trump dhe Biden janë nën hetim për takime me ish vartësin e tyre si drejtues në FBI.
Ja ish komentatori sportiv sot prokuror dhe avokat iFBI -së çfarë përrallis:
“Në përgjithësi kush dikush ka aktpadi, avokatët janë ata që fitojnë miliona dollarë. Problemi është se është e vështirë për prokurorin që të fitojë. Unë e kam thënë që do të shkojë në marrëveshje.
Për sa i përket gjyqit të Uashingtonit gjasat janë që dhe atje do të ketë pazar, marrëveshje. Më 13 shtator është.
Ai është i ngatërruar dhe me familjen Biden dhe me dosjen e Trump. Ajo që ka ndodhur me ne është në kohën që ka qenë në detyrë.
Mua më vjen keq që të përmendet emri i kryeministrit tim. Fredman thotë se mban erë lidhja e Ramës me këtë. Pa filluar gjyqi, hetimet vazhdojnë dhe kryeministri Rama është nën hetim. Në qoftë se gjyqi përfundon, dosja mbyllet.
E zëmë se unë jam prokuror, janë 8 mijë faqe përgjime ku del dhe kryeministri ynë. Juria janë njerëz që zgjidhen rëndomë. Që të bindet juria që të ketë gjyq, do marrë njerëz që të intervistojë.
Me çfarë kemi parë tek aktpadia janë tre takime të Ramës të pajustifikueshme. Personi A. është përdorur si spiun dhe FBI-së i është kërkuar të hetojë një kundërshtar të Ramës, sipas “papaqit” Sali Ram Berishën
Ai është filmuar duke marrë paratë si një mafioz. Pas marrëveshjes që ka bërë në New York do të bëjë dhe atje.
Lidhja që ka me Biden dhe dosjen Trump e kanë bërë të gjithëfuqishëm. Tani e kanë kapur duke fjetur në metro sepse ngarkesa financiare është shumë e madhe.
Në Uashington ka bërë pastrim parash, nuk është si këtu”
Drejtësia shqiptare SPAK-u ka të drejtë të kërkojë informacion, rekomandon idioti Papa dhe Gjirizi mediatik i Fanes, që i’u a shet si lajm opinionit, broçkullat e një fakiri që shikon ëndrra nga Amerika. /Ekskluzive.al