osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rodolf Hermari, beratësi bos prostitucioni në Angli, pasuri qindra mijëra euro në Tiranë, iu kapën 300 mijë paund

Rodolf Hermari, beratësi bos prostitucioni në Angli, pasuri qindra mijëra euro në Tiranë, iu kapën 300 mijë paund

Autoritetet britanike e kanë skeduar si një nga bosët më të ‘shkathët’ të dyshuar të prostitucionit dhe pastrimit të parave, ndërkohë që në Shqipëri gëzon i qetë një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, në emrin e familjarëve të tij, produkt i aktivitetit të dyshuar kriminal më Angli.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Berati, Rodolf Hermari, i cili dyshohet se drejton një grup kriminal bashkë me shtetasen rumune V. P në Britaninë e Madhe, fokusuar te shfrytëzimi i prostitucionit dhe pastrimi i parave.

Hetimet rreth aktivitetit të dyshuar kriminal të Rodolf Hermarit nisën në vitin 2022 pasi autoritetet angleze ndaluan në Dover një benz luksoz me 300 mijë paundë. Benzi drejtohej nga një shqiptar, pjesë e grupit kriminal të Hermarit.

Hetimet zbuluan se paratë ishin të Rodolf Hermarit dhe bashkëshortes së tij rumune, e ndaluar disa herë nga policia britanike.

Në vitin 2023, autoritetet britanike arrestuan Rodolf Hermarin dhe bashkëshorten e tij rumune V. P., për pastrim parash. Paratë dyshohet se vinin nga shfrytëzimi i prostitucionit.

Sipas informacioneve që autoritetet britanike u kanë përcjellë autoriteteve shqiptare, Rodolf Hermari dyshohet se menaxhon një rrjet prostitucioni në qendër të Londrës prej 5 vitesh.

Një pjesë të parave produkt i aktivitetit kriminal dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Mes pasurive të paluajtshme rezulton edhe një lokal me vlerë qindra mijëra euro, të cilin Rudolf Hermari e ka në Tiranë, në emrin e babait të tij, Dalip Hermari. Nuk dihet nëse autoritetet shqiptare kanë nisur hetim pasuror për këtë shtetas dhe të afërmit e tij.