Në propozimet e më të apasionuarve të Rithemelimit u shqyrtuan edhe emrat e Lorenc Vangjelit dhe Andi Bushatit: A bëjmë edhe kundër këtyre të dyve një kallzim në SPAK për mungesë respekti ndaj Arben Ahmetajt dhe Cim Pekës?
Rithemelimi e ka shpallur perfundimisht SKAP.. ndjesë SPAK… zyrën e ankesave të familjes Berisha.
Rithemelimi vazhdon me gallatë: E paskemi bërë bozë vetëm me Bollinon, do të çojmë edhe Baton Haxhiun në SPAK për kërcënime!
Pika e zeze
Njerëzit e Rithemelimit nuk u besuan syve kur lexuan artikullin investigues te Shqiptarja.com, ku një program i inteligjencës artificiale mati sulmet e tyre në tre muajt e fundit ndaj kundërshtarëve dhe mazhorancës që “po e çon vendin në diktaturë!” “Gjithë revolucioni ynë qënka katandisur vetëm me 3 emra? Edi Rama, Erjon Velija dhe gazetari Carlo Bollino? Kot po protestojmë përditë?!”
I pari që e kuptoi mesazhin ishte moderatori i televizionit të familjes Berisha, z. Peka, i cili vendosi po atë ditë të “merrte përpara” me kërcënime, të bërtitura, mbyllje goje analistët-panelistë që nuk ishin dakord me të pas intervistës së Arben Ahmetajt. Lorenc Vangjeli, Baton Haxhiu e Andi Bushati, nuk po bënin dot as gëk as mëk para kritikave të Çim Pekës se ata po shpërndanin gënjeshtra mu në televizionin e tij. Peka kishte marrë urdhër nga familja: Tregojmë që nuk e kemi vetëm me Bollinon se dalim si qesharakë pastaj!
Urdhëri u transferua edhe tek Rithemelimi, për ta balancuar jo vetëm sulme dhe shpifje verbale ndaj gazetarëve, por edhe kallizme në SPAK. ”S’ka mundësi të kemi bërë 5 kallzime në SPAK vëtëm kundër Carlo Bollinos. Do të shtojmë urgjentisht edhe dikë tjetër”. Viktima e radhës ka qenë Baton Haxhiu.
Ai gjate emisionit të Blendi Fevziut (një tjetër avokat i Sali Berishës dhe mik i ngushtë i Batonit) ‘kërcënoi” Belind Këlliçin që të ruhet dhe mos dëgjonte më Arben Ahmetajn. ”Ta çojmë edhe Baton Haxhiun urgjentisht në Spak të paktën të mos kemi vetëm Bollinon!” ka qenë urdhëri. Nuk vonoi dhe para mediave doli Gent Strazimiri, i cili paralajmëroi dërgimin e Baton Haxhiut në Spak për kercenime.
Baton Haxhiu është analisti i perhershem i televizionit te familjes Berisha, i cili e paguan edhe me nje honorar te shtrejnte, pra nuk kuptohet si nje gazetar i lidhur kaq shume me financat e doktorit mund te kercenoje fizikisht Belon e Saliut.
Në propozimet e më të apasionuarve të Rithemelimit u shqyrtuan edhe emrat e Lorenc Vangjelit dhe Andi Bushatit: A bëjmë edhe kundër këtyre të dyve një kallzim në SPAK për mungesë respekti ndaj Arben Ahmetajt dhe Cim Pekës? Vetë Belo Këlliçi ka marrë përsipër të gjurmojë vilat dhe pasuritë e këtyre dy gazetarëve që guxuan të vinin në dyshim nëse Ahmetaj ka marrë apo jo azil politik. “Nuk ndalem përpara asnjë vështirësie, premtoi Këlliçi. Ahmetaj më ka mësuar që pjesa më e madhe e luanit mund të fshihet tek ish-gratë dhe aty do të nisë puna ime investiguese. Do t’i çoj të gjithë në Spak!”
Kështu lëvizja që ka më shumë frikë nga Spak e që e shan nga mëngjesi në mbrëmje se i ka lënë në arrest shtëpie liderin suprem dhe dhëndrrin e tij zëhollë, kërcënon të zgjerojë denoncimet edhe për të tjerë pas Edi Ramës, Erion Velijat dhe Carlo Bollinos. Rithemelimi e ka shpallur perfundimisht SKAP.. ndjesë SPAK… zyrën e ankesave të familjes Berisha.