Grupi i Rithemelimit ka marrë kontrollin e grupit të medias në “Whatsapp” të Partisë Demokratike duke rikthyer edhe logon e vjetër.
Por duket se Abi Malltezi nuk e ka mirëpritur këtë veprim. Në një koment Malltezi shkruan se nuk duhet të ketë përjashtime duke ua kthyer me të njëjtën monedhë por punëe përbashkët.
“Gjithsesi nuk eshte mire perjashtimi. Duhet qetesi dhe pune e perbashket jo kthimi tek e njejta monedhe”-shkruan ai.
Kujtojmë që sot janë hequr nga grupi të gjithë ata që konsideroheshin ‘të besuarit’ e Bashës duke përfshirë këtu edhe Gazment Bardhin dhe Endri Hasën.