Duke komentuar denoncimin nga foltorja e Parlamentit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për futjen e dy makinave me para në vend, Arben Ristani tha se një njeri që është në dijeni të një vepre penale, detyra e parë është që të denoncojë.
“Basha ka thënë se do të shkojë në Belgjikë, por nuk shkoi, ndaj erdhën prokurorët belgë.
Është në letërporosinë e belgëve që Lulzim Basha s’donte të dëshmonte në SPAK”, tha Ristani.