Fatbardh Kadilli iu drejtua me një thirrje Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ai kërkoi nga ish-kryeministri që t’i hapë rrugën një brezi tjetër në krye të Partisë Demokratike.
“PD sot është PD e vitit 2013, për të koha ka mbetur në vend. Të njëjta premtime, oferta, angazhime. Dua t’i bëj thirrje zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë.
Një garë ku merr pjesë zoti Berisha, mund të jetë e drejtë, por nuk është e vërtetë. Në emër të së ardhmes, dua t’i bëj thirrje Kuvendit ndarje me çdo trashëgimi të keqe me të shkuarën tonë politike, të shpallë ndarjen edhe me korrupsionin.”
Sipas tij, Rama mundet vetën nëse në krye të PD-së vendoset një person që askush nuk e akuzon për integritet e tij.
“Vetëm nëse në krye të PD do të ketë njerëz me integritet të padiskutueshëm, Rama rrëzohet me parime dhe jo me forcë. Rama mundet nëse PD vë përballë tij një njeri që del në mes të sheshit dhe askush nuk e akuzon dot as për integritetin e tij, e as për dinjitetin e tij.”