Është rishfaqur në formë të shkëlqyer për sytë e publikut, ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina Nano.
Rexhina ka qenë pjesë e promovimit të librit autobiografik të Michel Obamës që u promovua në Kryeministri, në sallën Cod. Ish-bashkëshortja e ish-liderit socialist është fotografuar krah Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Të dyja duken shumë rehat nën shoqërinë e njëra-tjetrës ndërsa kanë mbajtur edhe nga një fjalim përshëndetës.