osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rinasi”, ose kur Shqipëria filloi të jepej me konçension

“Rinasi”, ose kur Shqipëria filloi të jepej me konçension

Ai që firmosi dhënien me koncension të aeroportit të vetëm të Shqipërisë(në kushte skandaloze të disfavorshme karshi shtetit shqiptar), sot jeton si pasha, mes Tiranës dhe Vjenës, duke fluturuar me “Austrian” si të jetë në linjën e urbanit Kombinat-Kinostudio. Sot Rinasi është bërë si han pa porta.

Ata që grabitën paratë dje, mund të kishin qenë edhe terroristë që mund të rrëmbenin avionin me pasagjerë, të merrnin nën kontroll edhe kullën e kontrollit, të merrnin nën kontroll të gjithë aeroportin, edhe flotën e avionëve që gjendeshin në pistë. Pra mund të bënin çtë donin.

I vetmi shfajësim i qeverisë është se përgjegjësia është e kinezëve, që kanë blerë koncensionin e gjermanëve. Ndërsa koncensionari mbrohet duke thënë se ne lajmëruam policinë kur pamë grabitësit.

Por ai që nuk mund të shfajësohet sot është pikërisht qeveria. Sepse shqiptarët njohin për shtet shtetin e tyre, njohin për kryeministër, kryeministrin e tyre dhe për president, presidentin e tyre. Nuk njeh askush si autoritet drejtorin ekzekutiv të një kompanie private, kineze, gjermane apo çfarëdo të jetë.

Kjo grabitje duhet të shërbejë për të shkundur shtetin, dhe qeverinë, për të zbuluar jo vetëm grabitësit, por në radhë të parë përgjegjësit ligjorë dhe administrativë. Po qe nevoja të zhbëhen, me gjithë koston që mund të ketë, edhe kushtet e kontratës koncensionare, e të vihen para përgjegjësisë edhe ata që e hartuan e firmosën.

Ndërsa qeveria duhet tu japë fund praktikave, tashmë zyrtarisht të dështuara, të ofrimit të shërbimeve delikate privatëve, që çojnë deri në cënimin e sigurisë kombëtare.

Nuk mundet që kompani që punësojnë hallexhinj për 200 Euro në muaj të garantojnë sigurinë e institucioneve dhe objekteve të rëndësisë së veçantë.
Grabitja e djeshme nuk duhet të jetë çudia e radhës që zgjat vetëm 3 ditë dhe që shoqërohet vetëm me ndërrimin e zinxhirit të derës që këputën grabitësit./ Nga Mentor Kikia