osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rinasi” kthehet në “kalë beteje” për presidentin dhe opozitën: Sulm ndaj qeverisë për ushtrinë në aeroport

“Rinasi” kthehet në “kalë beteje” për presidentin dhe opozitën: Sulm ndaj qeverisë për ushtrinë në aeroport

Grabitja e tri ditëve më parë në aeroportin e Rinasit duket se është kthyer në një kalë beteje për Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe opozitën. Qoftë kreu i shtetit, ashtu edhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk lënë asnjë rast pa sulmuar qeverinë.

Njësoj ka ndodhur edhe me vjedhjen e 10 milionë eurove në aeroportin “Nënë Tereza”. Opozita është hedhur në sulm ndaj mazhorancës qeverisëse, duke bërë atë me faj për ngjarjen e rëndë, por mbrapa nuk mbetet as presidenti Meta.

Një ditë pasi lëshoi deklarata shpotitëse për qeverinë, dje Meta ka vendosur të reagojë edhe për vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që të ruajë aeroportin e Rinasit me forcat e Policisë Ushtarake. Në lidhje me këtë vendim, i pari që ngriti pretendime se po shkelej Kushtetuta ishte kryetari i PD, Lulzim Basha. Por si për të treguar se është në unison të plotë me opozitën, në lëvizje është vënë edhe kreu i shtetit.

Dje Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë për informacion Shefit të Shtatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçakut, ku i kërkon që të shpjegojë me detaje se pse aeroporti “Nënë Tereza” do të mbrohet nga ushtarakë. “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, njoftoi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Fakti që Meta kërkon të dijë më shumë rreth vendimit të qeverisë për të mbrojtur aeroportin me ushtri, tregon se ai po e kundërshton diçka të tillë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një handikap sepse të mërkurën Meta foli për cenim të sigurisë kombëtare, por tani që po merren masa nga ana e mazhorancës, ai sërish del e kundërshton. Mesa duket, grabitja në Rinas po shfrytëzohet nga PD-LSI për të bërë opozitë, ndërsa nga Ilir Meta për të thelluar luftën me qeverinë.

Reagimi i Bashës

Akuzat ndaj qeverisë nuk i kurseu dje as kryedemokrati Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, Basha radhiti një sërë faktesh që, sipas tij, tregojnë se në ngjarje është e përfshirë mazhoranca. “Përgjegjës për sigurinë në Rinas është shteti dhe jo kompania private. Në bordin e Autoritetit Civil është vetë ministri i Brendshëm. Rama e ka pranuar se bandat luftojnë njëra tjetrën dhe nuk e ndien për detyrë të luftojë krimin. 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse.

Nëse do të zbatohej nga policia urdhri i ministrit të Brendshëm datës 5 gusht 2018, urdhri 130, ngjarja do të parandalohej. Urdhri thotë transporti i vlerave monetare të shoqërohet nga policia. Lleshaj i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe si është e mundur se si Admir Murataj prej 6 vitesh asnjëherë nuk u kap, por planifikoi dhe realizoi katër grabitje në tre vite. Kompania private që ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë figuron në bashkëpronësi të avokatit të PS-së,

Eno Bushi, i njohur si avokati i Riformatos, piloti italian të avionit me drogë. Ndërsa gruaja e tij, Joana Bushi është drejtoreshë e trafikut ajror. Më shumë pyetje mbeten pa përgjigje, logoreja e Ramës rreket me propagandë”, tha Basha. Ai mori në mbrojtje kompaninë koncesionare duke bërë fajtore qeverinë për grabitjen e ndodhur. Sipas Bashës, Rama ka shkelur Kushtetutën duke emëruar Sandër Lleshajn kryetar të Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil. /Mimoza Ibra