osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rilindja e hekurudhave, treni po vjen …

Rilindja e hekurudhave, treni po vjen …

Prej rreth 10 vitesh flasim për ndërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-aeroport. Por ende sot kjo linjë nuk është vënë në operim.

Kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, në një intervistë për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus tregon arsyet pse ky projekt është shoqëruar me vonesa.

“Nismat që janë me financim të huaj, si në rastin konkret, kanë burokracitë e tyre. Fakti që Tiranë-Durrës-Rinas është i vonuar, nga njëra anë na mësoi shumë gjera. Vonesat që kemi hasur në këtë projekt nuk do t’i kemi te projekti më i madh infrastrukturor Vorë-Hani i Hotit.

Linja Tiranë-Durrës-Rinas u nis që në 2015 dhe u konceptua që treni do operonte me naftë. Në 2019 u mor vendimi që projekti të rishikohet, pasi e gjithë linja do të elektrifikohej.

Projekti u bë nga e para. Komponenti tjetër ishte ai i godinave të stacioneve. Ky komponent lidhej ngushtë me kontratën e parë, çka kërkoi një rishikim për të bërë lidhjen me sallat operative të stacioneve. Më pas efektet e pandemisë paralizuan gjithçka dhe frenuan financimet.
Pas pandemisë kriza e çmimeve pati ndikimin e saj në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet. Janë këto arsyet pse sot flasim ende për ndërtimin e linjës”, tha Verdho në Vizion Plus.

Nisur nga ecuria e mirë e punimeve gjatë këtij viti, ku kanë përfunduar 80% e tyre dhe puna tashmë është në gjurmën e re Tiranë-Rinas, pritshmëritë janë që në vitin 2026 do të kemi në operim linjë e parë moderne hekurudhore.

“Ne i qëndrojmë këtij afati, pra në 2026 do të kemi trenin e parë elektrik në vend. Në janar ne nisim punën për ndërtimin e stacioneve hekurudhore dhe elektrifikimin e tyre, punime këto që do të mbarojnë brenda vitit”, – sqaroi Verdho.

Ndërkohë këtë javë u hap dhe gara për rehabilitimi e linjës hekurudhorë Vorë-Hani i Hotit, pjesë e financimeve të BE-së.

Ky është projekti më i madh infrastrukturor, 370 mln euro kosto me një gjatësi 120 km. Ne presim që vitin që vjen të nisë puna konkrete për ndërtimin e tij.

Transporti me tren është një nga transportet më me leverdi sa i përket kostove, sigurisë si dhe në mbrojtje të mjedisit.