100 lekë për një kalim, ose 200 lek për dy kalime pritet të jetë tarifa, e cila do të paguhet nga banorët e Kukësit për të kaluar në Rrugën e Kombit. Megjithëse në fillim u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të ishte 1.5 euro për kalim.
Ulja e taksës pritet të ketë efekt financiar, sepse do të ulë të ardhurat që do të mblidhen në stacionin e pagesës. Paratë do të kompesohen nga qeveria dhe jo nga koncesionarët privatë, ashtu si parashikohet në kontratën koncesionare.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vemdos për herë të parë në fillim të muajit prill. Në atë periudhë tarifa e vendosur atëherë ishte 5 euro për një kalim dhe 10 euro vajtje-ardhje. Në kontatë parashikohej që të kishte lehtësira për banorët e zonës. Kontrata parashikohej të të hynte në fuqi 6 muaj pas fillimit të aplikimit të taksës, pasi të ishin identifikuar përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Menjëherë pas shpalljes së taksës pati trazira në Kukës dhe disa nga banorët u arrestuan.
Pas trazirave qeveria nisi bosedimet me koncesionarin ashtu dhe me banorët për të gjetur një formë të re të pagesës. Sipas Top Channel kjo formulë parashikon që pagesa për banorët e zonës të jetë 100 lek , duke filluar zyrtarisht nga java e ardhshme. Ndërkohë që kompania ka filluar punimet për të rindërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të paguhet taksa