Ish-kryeministrëi i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja.
Sipas njoftimit, “Tony Blair Institute” pritet të angazhohet në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare.
“Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse,” thuhet në njoftimin e “Tony Blair Institute”.
Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e themeloi organizatën jo-fitimprurëse “Tony Blair Institute for Global Change” në vitin 2016 dhe punon aktualisht me 20 vende të botës, kryesisht shtete të Afrikës.
Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.
Ndërkohë, studioja ligjore e Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.
I pyetur nga BIRN mbi kushtet e këshillimit të qeverisë shqiptare nga Instituti i drejtuar nga Tony Blair, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se ajo nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve.
“Nuk kemi asnjë marrëveshje financuese,” tha Fuga në një përgjigje përmes aplikacionit Ëhatsapp. Ndërkohë fiks një vit më parë eminenca gri e Edi Rams është paë të adrkojë me gruan e Tony Bler në një restorant pranë shtëpisë së Sali Berishës.
“Herë pas here ata ofrojnë konsulencë falas. Ne s’paguajmë gjë. Taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë gjë,” shtoi ai, duke mohuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje të firmosur.
Tony Blair është kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. Më pas ai punoi si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e bëri atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.
A është e vërtetë që ne nuk kemi paguar gjë sicc pretendon hija e Ramës, Edri Fuga?
Ku shkuan miliona euro shpenzime, që inicoi Edi Rama për performancën e doganave shqiptare, me këshillë të gruas së Tony Blairit?
Kontrata e dështuar me Crown Agents
E konceptuar si një kontratë konsulence e ndërthurur me aksione në terren, britanikët e Crown Agents do të fitonin pagesa 8.5 milionë euro në dy vitet e para të aktivitetit, plus 400 mijë euro për makina dhe të tjera pagesa për zyrat dhe infrastrukturën operacionale në Shqipëri.
Por, Crown Agents nuk e përmbushi detyrimin kontraktor me qeverinë shqiptare që kërkonte që të ardhurat doganore të rriteshin për një vit fiskal jo më pak se 90 milionë euro (1% e PBB). Situata nuk ka qenë shumë dramatike në vitin e parë kur të ardhurat neto në fund të 2014-s ishin 10.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, ndonëse plani vjetor nuk u realizua me 5.5 miliardë lekë ose -3.5%. Por gjithsesi, Crown Agents nuk e ka përmbushur detyrimin kontraktor me qeverinë shqiptare, pasi të ardhurat faktike ishin vetëm 78 milionë euro më shumë, ndërkohë që kontrata e kërkonte që ato të mos ishin më pak se 90 milionë euro.
Por situata u bë alarmante në 2015-n, ku performanca e doganave ra dukshëm si me planin dhe me faktin e vitit. Deri në fund të muajit nëntor, doganat kishin grumbulluar 7.3 miliardë lekë më pak në krahasim me faktin e vitit 2014, dhe 9.5 miliardë lekë më pak se plani i vitit. Siç shihet nga rezultatet e të ardhurave doganore, kompania britanike, Crown Agents, jo vetëm që nuk e ka përmbushur detyrimin kontraktor për rritjen e të ardhurave, por për vitin 2015 ato ishin 6.57 miliardë lekë (47 milionë euro) më pak se fakti i vitit 2014, sipas të dhënave zyrtare të statistikave fiskale nga Ministria e Financave. Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompaninë e konsulencës në dogana, Crown Agents.
Financat raportuan se vlerësonin punën e saj, që nuk lidhej vetëm me të ardhurat, por pohon se “tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam”. Por, si ka qenë historia e kontratës, sa u realizuan kushtet e saj dhe a ishte kjo një kontratë, ku përfitimet i tejkaluan kostot?! E konceptuar si një kontratë konsulence e ndërthurur me aksione në terren, kompania do të fitonte si pagesa 8.5 milionë euro në dy vitet e para të aktivitetit, plus 400 mijë euro për makina dhe të tjera pagesa për zyrat dhe infrastrukturën operacionale në Shqipëri. Situata nuk ka qenë shumë dramatike në vitin e parë kur të ardhurat neto në fund të 2014-s ishin 10.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, ndonëse plani vjetor nuk u realizua me 5.5 miliardë lekë ose -3.5%.
Si u përjashtua Crown nga taksat
Sipas përcaktimeve në kontratë, Crown Agents ka përfituar për dy vjet 8.5 milionë euro nga fondet e taksapaguesve. Ekspertët e ekonomisë e patën paragjykuar kontratën me Crown Agents që në nisje të saj, por tani qeveria duket se është bindur pas eksperimentimit dyvjeçar duke sinjalizuar edhe mosrinovinim për vitin e tretë të konsulencës.
Crown Agents, përveçse ka përfituar pagesat fikse dhe pagesa të tjera ekstra për shpenzimet e drejtpërdrejta, ka qenë e përjashtuar nga taksat.
Sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 194 të vitit 2013, kontraktuesi (Crown Agents) është përjashtuar nga tatimfitimi, tatimi mbi dividentin, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import dhe tarifat doganore, taksat dhe tarifat në nivel vendor. Personeli ka qenë i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe nga TVSH-ja dhe tarifat doganore, në lidhje me importet për sendet e tij vetjake.
Kohëzgjatja e marrëveshjes
Marrëveshja mes Crown dhe qeverisë u lidh në pranverë të 2014-s për një afat 24-mujor (viti I dhe viti II), me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj të tjerë (viti III). Vendimi për rinovimin ose përfundimin e zbatimit të marrëveshjes merret nga Këshilli i Ministrave, i cili vendosi mosrinovimin.
Por Autoriteti kontraktues (qeveria) kishte të drejtë që të kërkojë zgjidhjen e marrëveshjes brenda dymbëdhjetë muajve të parë të zbatimit të saj, nëse nuk përmbusheshin treguesit kryesorë të performancës, sipas parashikimeve të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave. Por pavarësisht se detyrimet e performancës nuk u përmbushën nga britanikët as në vitin e parë, qeveria nuk e ndërpreu marrëveshjen.
Pagesat
Për qëllimet e kryerjes së shërbimeve, qeveria ia ka ofruar kontraktuesit pa pagesë, duke nisur nga data e fillimit të shërbimit, zyrat, automjetet, pajisjet dhe lehtësitë e tjera të përcaktuara në shtojcën B, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është e botuar në QPZ.
Vlera totale e tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë, sipas kontratës, nuk do të kalonte shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro), plus koston e furnizimit dhe vënies në përdorim të 10 (dhjetë) automjeteve operacionale (deri në një shumë limit prej 400.000 eurosh). Vlera e përgjithshme e tarifave dhe e shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e dytë të kontratës nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro).
Në rast se Autoriteti Kontraktues i jep Kontraktuesit njoftimin për zgjatjen e afatit të kontratës (viti i tretë) vlera e përgjithshme e tarifave dhe e shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e tretë të kontratës nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro), plus TVSH-në (nëse zbatohet) sipas saktësimit në tabelën e pagesave të Kontraktuesit.
Qeveria do t’i paguante Crown sipas kontratës, një paradhënie të barabartë me 10% të vlerës së tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë dhe të dytë të kontratës (pagesa e paradhënies), për të mbuluar mobilizimin dhe kostot e tjera. Edhe sot nuk ka pasur transparencë nga financat se sa është paguar në total Crown Agents dhe nëse i është mbajtur ndonjë pjesë pagese për shkak se nuk ka plotësuar objektivin e rritjes së të ardhurave për të dyja vitet, sidomos për vitin 2015, kur të ardhurat ranë edhe në raport me faktin.