osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rikthehet fuqishëm partia e Hashim Thaçit, kosovarët votë masive për partitë e luftës, Vetëvendosje më e humbura në zgjedhjet vendore

Rikthehet fuqishëm partia e Hashim Thaçit, kosovarët votë masive për partitë e luftës, Vetëvendosje më e humbura në zgjedhjet vendore

Zgjedhjet vendore në Kovë treguan se qytetarët po rikthehen te partitë e themeluara nga veteranët e UÇK. Pas arrestimit të Hashim Thaçit dhe ish-anëtarëve të tjerë të UÇK, Vetëvendosje i fitoi lehtësisht zgjedhjet e përgjithshme.

Por të dielën u tregu se qytetarët e Kosovës reagojnë shpejt. Partia që ka fituar më shumë komuna është Partia Demokratike e drejtuar për shumë gjatë nga Hashim Thaçi. PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna. PDK ka fituar në: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash. LDK ka fituar në: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova. AAK ka fituar në: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec. LVV ka fituar në: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë;

Reagon Grenell

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Prishtinë-Kosovë gjatë administratës Trump, Richard Grenell, edhe pse tashmë nuk mban asnjë post konkret, vijon të vizitojë Ballkanin Perëndimor dhe të japë deklarata në lidhje me politikat dhe situatat konkrete në Ballkan.

Zoti Grenell i ka konsideruar rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale, si një leksion ndaj Kryeministrit Kurti. Me anë të një postimi në Tëitter, Grenell sqaroi se sipas tij një rezultat kaq i dobët ka ardhur si pasojë e refuzimit të projektit amerikan të gazit nga qeveria e Kosovës.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale”, shkroi Grenell.

Më tej ai ka shtuar se nuk ka një dakordim mes Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, dhe sipas tij, Osmani një gjë të tillë ia ka bërë të qartë edhte Shteteve të Bashkuara. Pas një deklaratës të tillë ka reaguar Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela. Ai është shprehur se Grenell thotë gjëra të pavërteta. “Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Tëitter.

Hardinaj akuza Kurtit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj një ditë mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve, tha se dita e sotme i gjen krenarë po jo edhe arrogantë.

AAK tashmë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së është fituese në pesë komuna, ndërkohë që Haradinaj thotë se do të jenë fitues edhe në Komunën e Junikut.

“U nisëm bashkë me besim në Zot, Atdhe e Shtet, njëzetenjë vjet më parë. Kaluam sfida të shumta, të cilat i përballuam me punë, sinqeritet e atdhedashuri. Deri më 14 nëntor, Aleanca i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit. Shumë të arritura të rëndësishme të Republikës sonë, pavarësimi energjetik, Ushtria, Ligji për Kryeqytetin, taksa 100% e të tjera, tregojnë qëndrueshmërinë tonë dhe forcën për të qenë gardian të interesit qytetar.

Dita e sotme na gjen krenarë por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve. Janë mbi 96 mijë vota për Aleancën dhe pesë komuna ku do të udhëheqim, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina, e jemi në pritje të fitores edhe në Junik. Janë afër 300 mijë qytetarë, që jetojnë në komunat ku ne do të qeverisim, që presin nga ne që të bashkëqeverisin dhe të rrisin cilësinë e jetës së tyre”, tha ai.