Pas debatit te madh qe krijoi deklarata e Athines zyrtare per zgjerim me 12 milje ne ujerat territoriale me vendin tone, ka ardhur serish nje reagim nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Duke foluar per mediat fqinje, ai eshte ndaluar ne marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke saktesuar se Ministria e Jashtme qe ai drejton eshte nderkohe duke shqyrtuar veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.
“Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet.
Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”-ka thene ai, duke shtuar se “Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera”.
Sipas tij, Greqia do të ushtrojë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta.
Sot, ai ka pasur edhe nje bisede me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-se, per sa i takon situates jo te lehte me Turqine.
“Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i ZEE me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia”- ka thene ai.
Sipas tij, qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit.