Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.
Për tetë vite pas diplomimit punoi aktor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej 1973 deri 1996 punoi në Kinostudion Shqipëria Re, ndërsa prej vitit 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Shqiptar.
Me punën e tij të pandërprerë dhe plot pasion ai u bë një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare.
Rikard Ljarja është i martuar me aktoren e teatrit dhe filmit Marjeta Ljarja, dhe jeton në Tiranë.
Rikard Ljarja mban Titullin Artist i Merituar.
Filmografia :
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha (1990)
Pesha e kohës (1988)
Rrethi i kujtesës (1987)
Në prag të jetës (1985)
Pranverë e hidhur (1985)
Radiostacioni (1979)
Në pyjet me borë ka jetë (1978)
Ilegalët (1976)
Në fillim të verës (1975)
Rrugicat që kërkonin diell (1975)
Rrugë të bardha (1974)
Shpërthimi (1974)
Ndërgjegja (1972)
Yjet e netëve të gjata (1972)
Kur zbardhi një ditë (1971)
Plagë të vjetra (1968)
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Regjisor:
Pesha e kohës (1988)
Kur hapen dyert e jetës (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
Dita e parë e emrimit (1981)
Sketerre 43 (1980)
Radiostacioni (1979)
Në pyjet me borë ka jetë (1978)
Skenarist:
Pesha e kohës (1988)
Kur hapen dyert e jetës (1986)