Djali i multimiliarderit dhe filantropit George Soros është takuar në Francë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij.
Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai shpreh kënaqësinë për këtë takim.
“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros.
Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.