Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nga sot është pakicë politike.
” Albin Kurti nga sonte është pakicë politike në Kosovë. Ai mund të konsumojë mandatin për të marr rrogën e kryeministrit, por nuk është më njeriu që udhëheq Kosovën. Është rrogëtar i saj.
Ai mori përsipër fushatën, dhe ftoi qytetarët të votonin për Albin Kurtin dhe jo kandidatët. Dhe ata votuan kundër tij.
E reja e vërtet e Kosovës janë ata që e mundën. Urime Lumir Abdixhikut e Memli Krasniqit. Urime Përparim Ramës “, shkruan Mero Baze.