Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Ndërkohë, uroi edhe Kadri Veselin i cili pranoi humbjen, duke e quajtur veprim shembullor.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare! Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën’, shkruan Rama në Twitter.