Pas numërimit të rreth 70% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 91% e votuesve kanë votuar pro.
Rezultati vjen, pasi votuesit janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.
Ndërkohë, 5% janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.
Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.
Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.