Akademiku Rexhep Qosja thotë se duhet shumë punë nga politika, në Shqipëri e Kosovë, për të bindur njerëzit, sidomos të rinjtë, që të mos largohen nga dy shtetet shqiptare.
“Në strukturat tona politike i kanë shumë të shpeshta “vlerat dhe standardet europiane”. Mirë, dakord. Por shumë më e rëndësishme se kjo është të mendojmë si ato standarde t’i sjellim në jetën tonë.
Para se të hymë në BE të përpiqemi t’i bëjmë pjesë të vlerave e standardeve të jetës sonë. Kjo është me shumë rëndësi”, u shpreh ai në një intervistë ekskluzive për A2 CNN.
“Dhe ajo që po ndodh, kapja prej shtetit e sistemit të drejtësisë. Drejtësia nuk është drejtësi si duhet të jetë, është e kapur prej njerëzve të pushtetit.
Është drejtësi, në radhë të parë e tyre. Ata e urdhërojnë, e komandojnë. Ajo drejtësi e tyre, sjell shumë padrejtësi. As dinjitetet e njerëzve nuk trajtohen të barabarta”, tha ai.