osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Revoltohet Mentor Kikia: Kjo nuk është gazetari të dashur kolegë! Sikur t’i qepeshit kështu edhe…

Revoltohet Mentor Kikia: Kjo nuk është gazetari të dashur kolegë! Sikur t’i qepeshit kështu edhe…

Gazetarët e Korçës insistuan të marrin një prononcim nga nëna e protagonistes së një ngjarjeje të rëndë që tronditi sot qytetin.

Ata e ndoqën gruan këmba-këmbës duke i drejtuar pyetje për vajzën e saj, e cila në kushte të rënda depresioni kishte abortuar dhe fetusin e kishte fshehur në një valixhe në shtëpi. Stresi dhe tronditja e nënës dallohej, deri sa gazetarët vendosën të ndalojnë vrapin.

Ky veprim ka ngjallur reagimin e gazetarit të njohur Mentor Kikia. Ai e kritikon duke thënë se nuk është gazetaria kjo, teksa shton se do të donte të shihte gazetarët që me të njëjtin zell të ndiqnin ministra, deputetë e kryebashkiakë.

Postimi i plotë:

Kjo nuk është gazetari të dashur kolegë, është dhunë!

(Sikur të ndiqnim politikanët kështu?)

Pasi pashë e ripashë këtë video, e publikuar nga shume media, vendosa të them dy fjalë publikisht, si gazetar i vjetër dhe si një mësimdhënës për nja 12 vjet në Departamentin e Gazetarisë në UT.

U kam thënë studentëve që të mos dorëzohen për të kërkuar lajmin, të vërtetën. U kam thënë se shpesh ne shkelim edhe mbi “trupin” e dikujt për të shkuar tek e vërteta. Shpesh edhe mund të na akuzojnë se jemi të pamëshirshëm, të paarsyeshëm apo edhe të pacipë. Por ky është profesioni jonë. Ne duhet të shkojmë tek e vërteta.

Por, ndërsa pashë këtë video, them me siguri se ky nuk është profesioni jonë. Ose më saktë, kjo nuk është gazetari.

Të ndjekësh apo përndjekësh, një grua që s’ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk është gazetari! Kujt i shërben? Çfarë di ajo grua që s’po na e tregon? Çfarë roli ka ajo në ngjarje që duhet ta kemi patjetër personazh? Më shumë se sa gazetarë dukemi si ata shpendët grabitqarë që i sulen një zogu të plagosur që nuk di ku të fusë kokën.

Histori krimesh në familje mbushen rregullisht me rrëfime; Flet komshiu, flet daja i vajzës, flet tezaja e burrit që vrau gruan, vlet vjerra e nuses se vrarë, flet e kush nuk flet…

Një lloj agresiviteti i panevojshëm dhe i pajustifikuar.

Jo të dashur kolegë, kjo nuk është gazetari!

A, nëse me të njëjtën kurajë, vendosmëri e vullnet do tu qepeshim ministrave, deputetëve, krybashkiakëve, atyre që dyshohet se na vjedhin paratë e taksave tona dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Atëherë do të ishim duke bërë atë që duhet dhe në mënyrën e duhur.