Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas ftesës për dialog që kryeministri Edi Rama i bëri Bashës. Murrizi shkruan se si kundërpërgjigje, të gjithë deputetët që nuk e njohin as Ramën dhe as Bashën u mblodhën paraditen e sotme për të konsoliduar qëndrimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Postimi;
Meqenese Rama I propozoi Bashes sot per “ martese” per here te tete pas 7 letrave te dashurise dhe qe ta bejne “ dasmen” bashke qe te kursejne shpenzimet
te gjithe deputetet qe nuk njohin si sekretar te pare as Ramen as Bashen, u mblodhen per te konsoliduar qendrimin per MDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR
Prandaj dy rruge keni o
“ dashnore” permanent te talljes me voten e qytetareve Shqiptare dhe ju qe mendoni se jeni pronar te karrikeve te parlamentit
Ose uleni b ne toke dhe shikoni rreth e rrotull se sa ju vijne nga pas, e se sa do mundeni se bashku ti shpetoni drejtesise per zullumet qe keni bere
Ose hapni fushaten e “ donatoreve” qe te grumbulloni para te botes se krimit apo “ oligarkeve” qe ju jepni miliona kur jeni ne pushtet, dhe filloni “ gjuetine” ne kuvend per blere ke te mundeni qe te votoj sipas “dashurise” tuaj te vjeter.