osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim! I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim! I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa i takon hapësirës televizive që i është dhënë vitet e fundit.

Duket se ai që e tejkaloi më lehtësisht 1 orë e 15 minuta ‘tension’ ishte Adriatik Lapaj i cili nuk hezitoi të citojë objektivat e tij për zgjedhjet e 11 Majit.

“Këtu nuk ka as të majtë, as të djathtë. Në këto 34 vite, e kanë ndarë popullin në tifozë, gjasme këta janë të majtë… Ç’lidhje ka e majta me një kryeministër që mban avion personal? E majta është kursim, apo jo?! Kjo ndarja në tifozë, ti je ballist ose ti je komunist është fiktive. Nuk është e vërtetë!

Përtej kamerave nuk është ajo ndarje. Kur fiken kamera nuk e kanë atë konfliktin. Lufta nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, është mes pengmarrësve që e kanë marrë peng këtë vend dhe e trajtojnë me procedurë këtë Republikë dhe një populli të marrë peng”, tha ai.

Teksa thotë se “derën e ka të hapur” për partitë e reja, Lapaj tha se “luftën” e ka vetëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e ka ftuar edhe për debat.

“Me këtë e kam unë luftën, s’e kam me këta! Nëse shqiptarëve nuk ju pëlqej unë, por e duan ndryshimin, le të votojnë këta”, shtoi Lapaj.

I pyetur se pse “kreu i qeverisë duhet të dalë përballë tij në debat, Lapaj dha këtë përgjigje:

“Unë si person fizik e juridik flas, kërkoj e përgjigjem për veten time! Unë i kam thënë kryeministrit, zotëri është standard botëror.

Kryeministri, presidenti që garon për të mbajtur postin duhet të garojë me rivalët e vet politikë, a jam unë, a janë këta?

Caktojeni edhe ju gazetarët që bëni ftesat, e caktojnë edhe sondazhet. Zotëri, unë tek sondazhi i Euronews unë dal 46% pëlqyeshmëri, s’mund të më trajtosh si anonim. Ky është fakt”

Kryetari i “Shqipëria bëhet” e mbylli retorikën e tij duke thënë “se do e shohim pas zgjedhjeve”.