Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani për lidhje të dyshuara kriminale. Reuters shkruan se Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, u shpall ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.
Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara. Gjykata e hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën.
Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin.
Berisha përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë.
Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor edhe pse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal por për arsye se nuk i përgjigjej thirrjeve dhe njoftimeve për të përgjigjur si dëshmitar i rëndësishëm i aferës korruptive për të cilën akuzohet bashkëshorti i vajzës së tij e cila edhe ajo si gjithë familja është e shpallur “non grata”