osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reuters: Parisi kundër fillimit të negociatave për Shqipërin dhe Maqedoninë e Veriut! BE duhet të reformohet vetë më së pari, por edhe ato nuk janë gati

Reuters: Parisi kundër fillimit të negociatave për Shqipërin dhe Maqedoninë e Veriut! BE duhet të reformohet vetë më së pari, por edhe ato nuk janë gati

Franca duket se ka në plan t’i shembë shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut per çeljen e bisedimeve të anëtarësimit tani shpejt; burime diplomatike thanë për Reuters se Parisi ua bëri të qartë anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet, duke hedhur kështu një hije të errët mbi aspiratat e tyre për integrim me Perëndimin

Më shumë se gjysma e 28 anëtareve të bllokut si dhe zyrtarë të lartë në Bruksel, janë përpjekur t`i shpërblejnë të dy vendet për reformat duke rënë dakord për çeljen e bisedimeve të pranimit. Ata paralajmërojnë se Rusia, Kina apo Turqia mund të përfitojnë nga një “vakum strategjik” në rajonin e trazuar nëse BE-ja nuk arrin ta bëjë të prekshme perspektivën e tyre për tu bërë pjesë e saj.

Por Franca thotë se BE-ja përballet me shumë sfida e nuk mund të lejojë të hyjnë edhe dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i shënjuar nga luftërat e viteve 1990 dhe që ka akoma punë për të bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Franca pretendon se BE duhet të reformohet vetë më së pari për të trajtuar më pas me një forcë dhe unitet më të madh çështje si ndryshimi i klimës dhe emigracioni; ajo shton se të dyja vendet qe shpresojne vendim pozitiv (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) duhet të vazhdojnë me reforma të mëtejshme përpara se të jepet OK- i bisedimeve të anëtarësimit. “Ato nuk janë ende gati. Ne po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë”, tha një zyrtar francez.

“Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, do të duhet të rivlerësojmë situatën diku në vitin 2020.” Për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, nevojitet unanimitet mes 28 vendeve anëtare të BE-së.