osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Retorika e luftës në kafehanen e fshatit

Retorika e luftës në kafehanen e fshatit

Nga Ilir Yzeiri

Sali Berisha, i pari, dhe disa individë të tjerë pas tij, deputetë të opozitës, sidomos, por edhe profesionistë të tjerë, të gjithë bashkë, kanë filluar të ndërtojnë një tekst me luftë, linçim, burgosje, shporrje, rrëzim tërheqje zvarrë të Edi Ramës. Në politikë, nervozizmi, inati, urrejtja patologjike janë të kuptueshme, por, në një vend foklorik si ky i yni, ato shfaqen në mënyrë të shproporcionuar.

Sali Berisha është politikani më i poshtëruar sot nga Edi Rama. Ai e ka sfiduar atë në mënyrë spektakolare dhe, në një vend normal, largimi nga pushteti me votë, do të thotë që një cikël i jetës politike mbyllet dhe jeta vazhdon. Mjaft të kujtojmë Romano Prodin, Sarkozinë, Berluskonin apo me dhjetëra e dhjetëra liderë që u afirmuan në vitet ’90-të e që tashmë janë larguar nga skena politike. Sali Berisha, jo vetëm që nuk e pranon fatin politik, por ka marrë rolin e sherrxhiut të fshatit që rri gjithë ditën në kafehane dhe ulëret e shan nga mëngjesi në darkë kundërshtarin e tij politik.

Nga pikëpamja antropologjike shqiptarët kanë një problem të madh. Në historinë e tyre politike ata, jo vetëm që nuk kanë ndërtuar institucione të beueshme që të rregullojnë qeverisjen dhe të institucionalizojnë rotacionin, por, përkundrazi, kanë shkallmuar edhe ato tradita që kishin qeverisjet lokale malësore duke instaluar me këtë rast vetëm një traditë – atë të luftës dhe asgjësimit të kundërshtarit.

Në kulturën e tranzicionit politik u mor si lëndë e parë tradita e komunistëve të regjur si Sali Berisha, fjala vjen, të cilët artin politik e kuptojnë si demaskim, shpifje, krijim insinuatash, kombinacion dhe ndërtimi i një narrative që e vizaton kundërshtarin politik si armikun më të egër. Nëse kujtojmë propogandën që bënin komunistët për kundërshtarët e tyre, do të vërejmë se ata vizatoheshin si qënie antinjerëzore dhe të zhveshura nga të gjitha cilësitë humane. Ky model ligjërimi ka si karakterstikë ndërtimin e portretit të kundërshtarti jo me cilësitë që ka ai, por me tiparet që ka hartuar më parë teksti i mbushur me acid i propogandës. Sali Berisha dhe ata që imitojnë atë, duke turfulluar kundër Edi Ramës dhe duke kërkuar që ndaj tij të ushtrohet dhuna që kuptohet si « mami e revolucionit », nuk arrijnë të kuptojnë se ky frustrim është vetjak, është personal dhe nuk ka të bëjë me kuptimin, vlerësimin dhe qëndrimin që kanë njerëzit, shqiptarët ndaj Edi Ramës.

Sot është shumë e vështirë të bëhesh edhe refleks i shqetësimeve që mund të ketë opinioni i gjerë. Opozita e sotme, për fat të keq, ka mbetur peng i këtij ligjërimi, pra i lëgjërimit të budallait të fshatit që ulëret nga kafehania dhe ndot me shkulmet e tij të gjitha kalimtarët duke besuar se halucionacionet e tij janë edhe shqetësim i të tjerëve. Opozita jonë ende nuk po përdor mekanizma të jetës demokratike në mënyrë që të përballet me qeverinë me anë të ligjërimit ballafaques, argumentativ dhe me luftë të dhënash të verifikueshme. Opozita ende nuk po e kupton se ligjërimi i saj nuk tregon atë që ndodh në Shqipëri, por tregon emocionet negative, urrejtjen patologjike të një pjese aktorësh të jetës publike shqiptare që kanë personalisht inat me Edi Ramën.

Le t’u referohemi ngjarjeve të fundit. Studentët u ngritën në një protestë madhështore në dhjetor dhe me mjete inteligjente demokratike, duke përdorur satirën dhe sarkazmën, ndonjëherë, vizatuan gjendjen skandaloze të Universitetit shqiptar. Mirëpo, ata, me inutuitë, nuk kërkuan të ndryshojnë politikën, por protestuan kundër gjendjes skandaloze të një pjese të jetës shoqërore dhe ndryshimin e kësaj gjendjeje ia besuan Edi Ramës. Refuzimi që ata i bënë aleancës me opozitën në mënyrë që, bashkë me të, të kërkonin, pastaj, edhe ndryshime politike, është një kambanë alarmi për opozitën dhe një mesazh që duhet lexuar me qetësi. Mirëpo, në vend që të përtypë këtë mesazh, opozita del në kafehanet e fshatit dhe ulëret për hasmin, të cilit nga që nuk i bën dot gjë, e fut në këngë dhe në bejte e nis e tregon gjithë mostruzitetet ndaj tij. Mungon vetëm lahuta.

Opozita është në të drejtën e saj të sillet si të dojë, por, nëse vazhdon të prodhojë vetëm folklor dhe retorikë banale lufte, ajo, për fat të keq, do të vijë duke u shuar. Një vend pa opozitë nuk është një vend normal dhe ky është një dënim për të gjithë.