osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Restaurimi i Mozaikut te Muzeu Kombëtar, Jonila Godole e PD: BE ka financuar falsifikimin e historisë dhe jo ruajtjen e trashëgimisë kulturore! Duhej hequr nga fasada që në ‘90

Restaurimi i Mozaikut te Muzeu Kombëtar, Jonila Godole e PD: BE ka financuar falsifikimin e historisë dhe jo ruajtjen e trashëgimisë kulturore! Duhej hequr nga fasada që në ‘90

Anëtarja e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Jonila Godole, ka komentuar restaurimin e Mozaikut në Muzeun Kombëtar, i cili përfundoi vetëm pak ditë më parë, duke thënë se Bashkimi Europian ka financuar falsifikimin e historisë dhe jo ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se Mozaiku duhej hequr nga fasada qysh në fillim të 1990-ës, duke mos i bërë asnjë ndërhyrje veprës origjinale. Sipas saj restaurimi i tij ka lidhje me një qasje patronazhimi të qeverisë socialiste ndaj çdo objekti dhe godine që përfaqëson denjësisht periudhën komuniste.

Mes të tjerave pedagogia shkruan se me fondin prej një milionë eurosh të akorduara nga BE për restaurimin, mund të investoheshin duke ngritur muze në Spaç dhe Tepelenë, që brezi i ri të kuptonte nga vjen.

Postimi i plotë i Jonila Godoles:

Në lidhje me Mozaikun në Muzeun Kombëtar mund të them vetëm kaq: EU ka financuar falsifikimin e historisë dhe jo ruajtjen e trashëgimisë kulturore.Mozaiku duhej hequr nga fasada qysh në fillim të 1990-ës, duke mos i bërë asnjë ndërhyrje veprës origjinale, dhe duhej futur brenda në muze për të dëshmuar si iu shpëla truri këtij populli për 45 vjet.

Restaurimi i tij më shumë se sa i atribuohet dëmeve nga tërmeti, besoj se ka lidhje me një qasje patronazhimi të qeverisë socialiste ndaj çdo objekti dhe godine që përfaqëson denjësisht periudhën komuniste.

A duhej restauruar mozaiku, sepse ai i shërbeka brezit të ri që të njohë historinë e popullit, siç thoshte sot dikush? Me 1 milion Euro që BE ka shpenzuar për restaurimin e tij, mund të qenë ngritur muzetë në Spaç dhe/apo Tepelenë.

Brezi i ri mund të kuptonte në këto muze se nga vjen, dhe ku nuk do duhej të ktheheshin më kurrë shqiptarët. Edhe ato janë simbole të trashëgimisë sonë të dhimbshme historike, pavarësisht se nuk i japin dritë fasadës moderne me të cilën kërkon të mbulojë qeveria të shkuarën e palavdishme të partisë së vet.

Nuk di të ketë pasur ndonjë debat mes ekspertëve dhe përfaqësuesve të BE përpara se të miratonin fondin për restaurimin e mozaikut. Por do kishte qenë me vend. Dëshira e mirë për të ndihmuar, nuk mjafton.