Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në Qarkun e Korçës. Siç raporton gazetarja Lorena Kodra për “BalkanWeb” situata paraqitet e rënduar edhe për qarkullimin e makinave, veçanërisht në Rrugën e Dardhës, aty ku trashësia e borës ka arritur nga 80cm-1 m.
Për pushuesit ka qenë e pamundur të largohen nga zona e Mokrës, ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë edhe energjia elektrike. Edhe pika doganore e Kapshticën vijon të ketë probleme me lëvizjen e mjeteve.