osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Republikë, si ti çohet “kandari” Presidentit!

Republikë, si ti çohet “kandari” Presidentit!

Nga Akil Ylli

Zoti (si Zoti Madh) President Ilir Meta e bani Kushtetuten leter zmerilet, dhe i futi nje “zmelirim” faqeve, duke mos i lene as name, as nishan ligjeve. Ne te s’emes, Kushtetuta me gjithe ligjet! Po çna bere keshtu, o Like Floriri!

Ne nenin 98 te Kushtetutes, citohet:
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Shqipe ma e qarte se kushtu, s’ka si shkruhet, ba me u sforcu i fije e kuptojne dhe arabet. Mirpo Presidentit tone te çquar, ja ba “qypi top”, si te rrefenja e hazretit Muhammet me malin, se neqoftese ai nuk i bindet Kushtetutes, eshte Kushtetuta qe i bindet atij. Pse, ça ka hazreti Muhamet ma dhume se Likja? Muhameti ka Qaben e Shejte, Likja, Baba Tomorrin e Shejte. Jek e jek, dalin.

Vendimi, per mos dekretimin e Lleshit, na zuri, me te vertet “gafil”. Ishim mesuar keq me sentencen e famshme, “me qetsi dhe dashuri” dhe mendonim se punet, po na shkonin “vaj”, megjithse kishte dhene ca shenje dhe me pare, me mos dekretimin e kryetarit te ShIK-ut. Po gjithkush mendonte, hajt ma, eshte “viktime” e sentences tij.

Po kjo s’qenka pune sentencet, qenka pune velencet! Na e hodhi velencen krese, e na tha: Fleni gjume tash! S’keni ça me m’ba! O t’lumte “krahi” Like!

I çohet “kandari” Likes dhe deklaron, qe nuk e emeroj ministrin, sepse nuk me bind. Ca thu more? Nuk te bind! Po ça hyn bindja ketu, or tej? Po s’te ka thane kush me e ba krushk e as dhander, o President, po minister shtetit, e Shteti funksionon me ligje e jo si te çohet “kandari” ty!

Na solli si shembell, Presidentin italian, dhe Ai, nuk ka dekretuar nje minister, veten se harroj te shtoje, qe Ai, i ka mbushe nja dy faqe me argumenta, perse e ka bere, ndersa Likes i mjafton, vetem bindja, pa shtu as dhe nje “gek mek” tjeter. Po kushedi, ndoshta s’ka faj. Mund ti jet thy lapsi dhe letrat ja ka hanger dhija. Gjithçka ban vaki! Por ma mire, shshshet, shyyqyyr qe nuk i ashte mbush mendja, me ju referu Kim Jongyt, se ooo, leee, leee, at’here te gjejme vrime ku te futemi!

Mandej, pse jo, meqe ky eshte i bindur, qe bindja e “asfalton” ligjin, at’here prit ndoj dite, kur ti çohet “kandari” dhe te bindet, qe kjo qeveri nuk e meriton ma me ndej ne pushtet dhe urdheron shperndarjen e Parlamentit, dhe deri kur te bindet persesri, shpall zgjedhje e reja.? Si komandat ushtrise, i nxjerr ata nga kazermat dhe i gjejme komandot ne oborr te shtepis. Pse mos ta beje, çeshtje bindjesh eshte! O Te keqen e Nishan teneqexhiut! Me e kap e me e puth ne balle!

Perfyteroni mandej te ulun ne poltronat e pushtetit Krymadhen, maxhordom Petjen, lolo Lulashin, Mulat, e me radhe tane krytulat. Kuu, kuuu, moj nane! Bane Zot anderr!

Pashe disa qe ishin eksitu keqas, dhe kerkonin me te drejte shkarkimin e Presidentit, per shperdorim te detyres dhe cenimin e Kushtetutes. Tash po ju kalon. Kot sa “shpupurishen”! Nuk duhen te jesh patjeter jurist, mjaftojne pak njohuri te pergjithshme, dhe kushdo e kupton, qe nje inisiatev e tille, perfundon “flluske sapuni”.

Per te shkarkuar e akuzuar penalisht Presidentin, duhet te votojne pro, dy te tretat e deputeve. Mazhoranca qeverisese, nuk disponon perqindje te tille. Mundesia per ta çuar ankimimin ne Gjyk. Kushtetuse, eshte prap “pese me hiç”, sepse tashme ajo ka rene dhe nuk eshte funksionale (pasojat e Shtetit te Qoftlargut), prandaj Liken, se luan as “topi”, prej aty ku eshte, deri kur shteti te vihet ne “binare”.

Kushedi sa here kam thane, qe Likja mund te jete gjithçka, por “kaqol” kurre. S’kemi çfare ti bejme. Do ta heqim dhe kete hise te “kalvarit”. “E hangrem kaun, vetem bishti na ka mbet! Kjo opozit eshte e “ulun”, mbi “sabia mobile”. Fundosja eshte çeshtje kohe. Vetem at’here do kemi, nje jete dhe zhvillim demokratik normal.

Nuk na mbetet gje tjeter, veç ta marrim per te qene, se sentencen butafori te Like Floririt, po e ushtron “de fakto”, “Piktori”, me te vetmin ndryshim, qe ai nuk e thote copypast, por a ka modifiku ne: Prit, prit, se nuk keni pare gje akoma!/Ekskluzive.al