osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Republika”, historia e një kinemaje që s’është më

“Republika”, historia e një kinemaje që s’është më

Krejt në fillim quhej “Diana”. Më pas “Gloria”, mandej “Republika” e së fundmi u quajt kinema “Millenium 1”. Hedhja e themeleve të saj ndodhi në vitin 1930. Ishte ndër të parat kinema, që hapeshin në Shqipëri. Historia e saj lidhet me vetë historinë e kinemasë shqiptare dhe me artistët, që thithën formimin e parë aty.

Edhe pse ishte fillimi i viteve ’30-të në kinema Gloria shfaqeshin filmat më të mirë të kohës, filma francezë, amerikanë, italianë. Interesi i publikut ishte maksimal. Plot 75 vjet nga ndërtimi i saj, pas shumë e shumë ndërhyrjesh, përshtatjesh e rregullimesh, Diana, Gloria, apo Republika e dikurshme, sot është shkatërruar deri në gurin e fundit të themelit…pronarët e saj të dikurhsëm kanë një projekt të ri, shumëdimensional për të.

“Gloria” e Dhimitër Cancos

Më 6 tetor 1934 Dhimitër Canco, një intelektual i pasionuar pas librit dhe një nga njerëzit që kontribuoi shumë në përhapjen e filmit në Shqipëri, çeli në Tiranë kinemanë “Gloria”, e cila ndikoi fuqishëm në emancipinim e shqiptarëve. Ai vetë përzgjidhte me shumë kujdes filmat më të mirë të kohës, e sidomos ekranizimet e vepra të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Pranë kinemasë së tij Canco, angazhoi edhe një grup aktorësh amatorë, që jepnin shfaqje midis seancave të filmave. Gjithashtu lidhi kontrata edhe me grupe të tjera të huaja artistike, të cilët jepnin shfaqje jo vetëm në kinemanë e tij, por në mbarë vendin. Kinema “Gloria” çeli degët e saj në Durrës e në Shkodër dhe bashkë me kinema “Nacional” (ish- 17 nëntori), të Vëllezërve Beshiri, u bënë dy nga shoqëritë më të mëdha e më me influencë në këtë drejtim.

Shkëlqimi i “Glorias”

Mjafton një kërkim i shkurtër në arkiva dhe kupton se shkëlqimi i kësaj kinemaje ishte pikërisht në vitet ’30-’40, deri në kohën kur ajo u kthye në pronë shtetërore. Filmat, që shfaqeshin ishin më të mirët e asaj periudhe. Por, përveç filmave aty jepeshin një varg shfaqjesh teatrale, koncerte me artistët më në zë, shqiptarë e të huaj. Në kujtimet e Tonin Harapit mund të shkëpusësh këto paragrafe, ndërsa flet për shoqërinë muzikore Rozafat.

“Shumë mirë u prit premiera e vodevilit në dy akte “Pata”, shfaqur në kinema “Gloria” më 19 mars 1933, në variantin e përkthyer nga Cuk Simoni dhe vënë në skenë nga Henrik Laca. Formacioni orkestral nën drejtimin e mjeshtrit Luigj Prela, ekzekutoi me nivel artistik numërat e ndryshëm muzikorë në përbërje të vodevilit”. Ndërsa më tej në një varg shënimesh mbi sopranon e mirënjohur Tefta Tashko Koço has mbresat nga koncertet e mbajtura prej saj po në kinema “Gloria”. “…Me 8 qershor 1938, Tefta Tashko Koço bashkë me Marie Krajën japin koncert në kinema “Gloria” në Tiranë shoqëruar nga orkestra frymore e Shkodrës, udhëhequr nga Preng Jakova, ku bashke me to këndoi edhe djaloshi nga Boboshtica e Korçës Kristaq Koço, i porsaardhur nga Rumania…”

Por fakte mjaft interesante na rrëfejnë arkivat lidhur me emra të njohur të kinemasë shqiptare. Shumë prej tyre asokohe fëmijë patën njohjet e para me kinemanë, në “Gloria”, apo Nacional, e “Rozafat”. Një ndjekës i rregullt i filmave ishte Naim Frashëri, aktori i madh që shënonte çdo mbrëmje në ditarin e tij mbresat nga filmat e mëdhenj, që ndiqte në kinema. Ndërsa aktori i njohur Kadri Roshi, kujton se krejt në fillim, kur ende s’kishte vendosur të merrej me aktrim, punoi për pak kohë biletashitës në kinema “Gloria”.

Nëpër vite

Në të vërtetë kinema “Gloria” u çel në vitin 1930 nga F. Kraja, G.Lasku e M. Qosja, me emrin “Diana”. Por pasi ajo u ble nga Dhimitër Canco u riogranizua dhe u rindërtua duke iu ndërruar edhe emri në “Gloria”. Me emrin e Dhimër Cancos kinema “Gloria” funksonoi deri në vitin 1947 kur u bë shtetëzimi i kinemave, sipas ligjit të miratuar me 16 prill 1947. Fill pas kësaj, kinema “Gloria” u shndërrua në Kinema “Republika”, emër që e mbajti deri vonë. Pas vitit 1991 ajo dhe gjithë rrjeti i kinemave njohu krizë. Pas privatizimit, “Republika” mori emrin “Millenium 1” dhe ishte e para e këtij rrjeti të madh kinemash që funksionon sot. E kjo deri para tre ditësh, kur me 14 korrik 2005 u shemb deri në themel, për t’u zëvendësuar me një projekt të madh, ku mendohet të përfshihen tre kinema të reja.

Kristo Frashëri: Kinema “Gloria” e viteve ’30-të

Një personazh, që e ka jetuar kohën e kinema “Glorias” mund të sjellë kujtime interesante për ato vite. I përzgjedhuri ynë, është historiani Kristo Frashëri, i cili pak kohë më parë publikoi studimin e tij më të fundit për Tiranën. Ai mban mend shumë detaje nga atmosfera e atyre viteve, si priteshin nga publiku filmat më të mirë të asaj kohe, si shfaqeshin për publikun dhe ku bliheshin. Historiani Frashëri thotë se “kinema ‘Gloria’ ishte themeli i emancipimit për shoqërinë kryeqytetase në vitet ’30-’40. Ishte ndër kinematë më të fuqishme në Shqipërinë e atyre viteve. Aty mund të shihje filmat më të mirë, që shfaqeshin në kinematë më të mëdha të botës”.

Siç pohon Frashëri, “Gloria” furnizohej me filma nga një agjensi filmike greke, e cila shpërndante filmat më në zë, amerikanë e francezë”. Iamgjinoni interesin e publikut të saj kohe, ku shumçka zbulohej për herë të parë nga ai kuadrat ku shfaqeshin sekuenca filmike, me histori, intriga, personazhe të njohur e të panjohur. Kristo Frashëri thotë se “Gloria” ishte kinemaja e tretë pas kinema “Nacional” dhe “Rozafat”, dhe në të kishte shfaqje filmash gjatë gjithë ditës. Historiani tregon se të gjithë filmat jepeshin me përkthim që në atë kohë.

“Fillimisht përkthimi në shqip realizohej me zë. Caktohej dikush, i cili ndërsa filmi shfaqej përkthente në mënyrë të shkurtuar e të përmbledhur pasazhe të caktuara nga filmi. E kohë më vonë kjo gjë ndryshoi. Ishte një makineri e posaçme, që bënte përkthimin e shkruar, i cili ishte më korrekt, sigurisht”, kujton Kristo Frashëri, ndërsa shton se frekuentimi i saj ishte mjaft i madh, madje edhe në kohën e luftës. Por atmosfera e saj ndryshoi menjëherë pas vitit l945, kur kinema Gloria u shtetëzua dhe u kthye në kinema “Republika”, e kur filmat e famshëm nisën të humbasin dalëngadalë, e të mos shfaqeshin më aty.

Gazeta Shqiptare./Admirina Peçi