osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reprezalja mes të ngelurve në veting! Rreth 140 gjyqtarë e prokurorë rrezikojnë hetimin: Priten sekuestrime pasurish dhe bllokime vizash nga SHBA

Reprezalja mes të ngelurve në veting! Rreth 140 gjyqtarë e prokurorë rrezikojnë hetimin: Priten sekuestrime pasurish dhe bllokime vizash nga SHBA

Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo, si dhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi kanë nisur betejën me Prokurorinë e Posaçme.

Pak javë më parë u bë sekuestrimi i pasurisë së tyre, pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave, por ish-gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu nuk e kanë pranuar këtë gjë duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Për Lulon dhe Selimin u la në fuqi masa e sekuestros, ndërsa nuk ka një vendim për Bashkim Dedjen. Por sinjalet janë se pas tyre do të kemi emra të tjerë që mund të hetohen.

Emrat e tjerë të rrezikuar

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sinjalet e para se do të ketë hetime ndaj të ngelurve në veting. Janë 10 ish-gjyqtarë dhe prokurorë që po hetohen. Por BE ka kërkuar që të hetohen të gjithë të ngelurit, pa përjashtim. Për gjyqtarët apo prokurorët e Apelit dhe të Shkallës së Parë kanë juridiksion prokuroritë e rretheve.

Por sa persona janë të rrezikuar? Ministria e Drejtësisë ka publikuar të dhënat e vetingut që nga fillimi dhe deri në fund të vitit 2020. Sipas saj, rezulton se 115 persona janë shkarkuar nga detyra.

Mes tyre, 75 gjyqtarë, 38 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndërkohë gazeta ka mësuar se 23 emra janë shkarkuar nga janari deri në maj të këtij viti, në total janë 138 emra të shkarkuar që rrezikojnë hetimin. Pra ata rrezikojnë të hetohen, por mund të ketë dhe pasoja të tjera nëse shohim precedentët e SPAK. Së pari kemi sekuestrimin e pasurive.

Sipas ligjit antimafia kush ka fshehur pasurinë apo është përfshirë në korrupsion i sekuestrohet pasuria. Por gazeta ka mësuar se për ta do të ketë telashe dhe më të shumta. Asnjë i ngelur në veting nuk e kalon dot Atlantikun, sidomos nëse ndaj tyre nisin hetimet penale. Që para vetingut Ambasada e SHBA u bllokoi vizat shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa mësohet se tashmë ata që kanë ngelur nuk e marrin dot vizën për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.

Bilanci i vetingut

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2020 KPK ka dhënë 103 vendime nga të cilat: 40 vendime për konfirmimin në detyrë të 26 gjyqtarëve, 13 prokurorëve dhe 1 ish-inspektor i KLD/ kandidat për Gjykatë Apeli; 32 vendime për shkarkimin nga detyra të 25 gjyqtarëve, 7 prokurorëve; 27 vendime për ndërprerjen e procesit të 17 gjyqtarëve, 7 prokurorëve, 2 këshilltarëve/ndihmës ligjorë dhe 1 ish-inspektor; 3 vendime për përfundim/pushim procesi për 1 prokuror, 1 gjyqtar dhe 1 vendim pushim/mosfillim procesi për 1 këshilltar ligjor; 1 vendim për pezullim nga detyra të 1 gjyqtari, për një periudhë 1-vjeçare.

Ndërsa që nga fillimi i veprimtarisë e deri më 31 dhjetor 2020, KPK ka dhënë 324 vendime, nga të cilat: 134 vendime për konfirmimin në detyrë të 63 gjyqtarëve, 61 prokurorëve, 1 ish-inspektori KLD/kandidat për Gjykatë Apeli dhe 9 ndihmësve ligjorë; 115 vendime për shkarkimin nga detyra të 75 gjyqtarëve, 38 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë; 47 vendime për ndërprerje të procesit për 30 gjyqtarë, 12 prokurorë, 2 –ish inspektorëve në KLD dhe 3 ndihmës ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 18 vendime për përfundimin e procesit për 11 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 (Kryeinspektori i KLD-së (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); 2 vendime për pezullimin nga detyra të 1 prokurori dhe 1 gjyqtari.