osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Replikë me kolegun Lutfi Dervishi për sukseset imagjinare të RTSH!

Replikë me kolegun Lutfi Dervishi për sukseset imagjinare të RTSH!

Nga Arbër Hitaj

RTSH është vendosur prej do kohësh në kryefjalën e lajmeve për shkak të arrestimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllçi.

E lexova me vëmendje shkrimin e Lutfi Dervishit ish drejtor infomacioni për disa kohë në TVSH dhe drejtues i një emision serioz prej disa vitesh në RTSH.

Në një takim të OSBE, 2 vite më parë ish drejtori Gëllçi mbajti një fjalë, që fliste për sukseset e “jashtëzakonshmë” të RTSH në drejtimin e tij dhe në fund, kërkoj një rritje të buxhetit!

Pra televizioni që merr shumë po shumë para edhe nga buxheti i shtetit, donte më shumë! Mora fjalën në atë tryezë si gazetar por edhe drejtues i Shoqatës së Gazetarëve Europiane dega Shqipëri, ndër të paktat pjesë zyrtare e një rrjeti shoqatash në Europë, e konsiderova të tepërt këtë kërkesë me argumentin se shtim fondesh mund të ketë në rastet kur objektivi të jetë cilësia e programeve, jo rritja e pavarësisë! Kërkesë që zoti Dervishi e përsëriti sot, me argumentin e vetëm rritja e pavarësisë!

Kolegu Dervishi më kritikoj hapur duke më thënë se RTSH ka njohur zhvillim të dukshëm kohët e fundit, dhe përmendi pikërisht RTSH AGRO si sukses, television që nuk ishte ende funksional dhe kështu vijoj edhe për 6 muajt pas asaj konference!

Pasi e lexova më vemendje artikullin, mund të them se me qëllim ka disa pasaktësi që bëhen me dashje për ti dhënë RTSH lavdinë e munguar! E para, arrestimi i ish drejtorit nuk erdhi se bleu kamera, por shkeli hapur proçedurat dhe ligjin në rastin konkret!

E dyta, flitet për cilësinë në rritje të RTSH në këto 5 vite, por sipas telemetriks programi që merret me matjen në kohë reale të audiencës rritja është shumë e papërfillshme, madje ka një audiencë konstante me vitet e mëparshme diku 5-7%!

Nëse publiku nuk të ndjek, si matet suksesi?! Transparenca me buxhetin që ndodhet online, po është e vërtet, por bie në sy fakti se pjesa më e madhe e buxhetit në 2019, më konkretisht 783,440,000 lekë shkojnë për paga, shpërblime e sigurime.

Ndërsa zëri i dytë më i madh për nga shpenzimet vjetore në 2019 është në 443,684,000 lekë në investime, por diferenca është e jashtëzakonshme apo jo. Unë nuk e di që ka televizion tjetër nga ata rentabël në Shqipëri, të ketë këtë zë në paga e shpenzime! Unë nuk di që ka Televizion Publik serioz, që të jetë për “parkim”professional në këto përmasa.

Pa folur për luftën absurde me disa platforma për të blerë ligën e kampionëve, një shpenzim jo vetëm i tepërt por edhe skandaloz! Sa i përket interesave nga ata që e sulmojnë edhe mund të ketë, por të siguroj media private është ajo që lufton për të mbajtur audiencën dhe për të fituar të re.

RTSH ngjan më atë gjigandin plak që ka blerë veshje të re, por mendimet i ka vjetra! Kjo për faj të politikës por edhe paaftësisë së drejtuesve ndër vite!

Në një pikë jam në një mendim, procesi i digjitalizimit eci mirë, por nuk e di kush e shtyu më shumë procesin AMA apo RTSH! Jam i sigurt kush merret më këtë punë e di!