osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Replikat e plota në s(t)allën Kuvend: Dalloni kush është lehsi dhe kush është njeriu që vetëm për ato që e ushqejmë nuk flet

Replikat e plota në s(t)allën Kuvend: Dalloni kush është lehsi dhe kush është njeriu që vetëm për ato që e ushqejmë nuk flet

Seanca e djeshme plenare është shoqëruar me tensioned he fyerje të shumta, pas akuzave të opozitës për ngjarjen e ndodhur në Kavajë.

Panorama ka zbardhur replikat e plota.

Basha: Sot është rasti i parafundit për t’i bërë një thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, të cilët detyrojnë kukullat e krimit dhe të oligarkisë, që kanë mbushur këtë sallë dhe bandat e qeverisë, t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë një zgjidhjeje politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë, institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur prej fyti. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat i paktit me krimin. Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Zgjidheni politikisht këtë krizë, sepse ndryshe, prej 16 shkurtit, të jeni të sigurt se qytetarët shqiptarë do ta marrin fatin e tyre në duart e tyre.

Lleshaj: E kam parë që gishtin tregues e drejtoni shpesh si një lloj pistolete butaforike, por po ju them që të mundohuni të mos e drejtoni kundër meje. Sigurisht që ironia e historisë ka bërë që ju të keni qenë në atë post që jam unë sot dhe ironia e historisë bën që ju të përdorni pompë me bojë të zezë kundër Shqipërisë. Megjithatë, po ju them që janë përpjekje e dështuar. Është krejtësisht butaforike. Nuk mund ta nxini as Shqipërinë, as Ministrinë e Brendshme, sado që përpiqeni me këtë pompë të zezë boje.

Basha: Ku e kanë katandisur sot Shqipërinë, shefi yt, paraardhësit e tu dhe propaganda jote nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Europës, Kolumbia e Europës, bazë e krimit të organizuar, vendi 1 për pastrimin e parave të pista të krimit, kriminelët në Parlament dhe në krye të bashkive. Ky është rekordi i Ministrisë së Brendshme dhe i kësaj qeverie të kapur dhe të zhytur në krim. Pra, në një pikë biem dakord, s’kemi krahasim.

Lleshaj: Kurrë nuk do të arrini që Shqipëria ta marrë atë njollë të zezë që keni lënë ju personalisht në postin e ministrit të Brendshëm dhe sa herë ta drejtoni gishtin butaforik ndaj meje, duhet të kujtoni historinë që keni lënë pas. Keni 4 të vrarë në selinë tuaj dhe keni rreth 100 të plagosur dhe rreth 4 mijë të tjerë të mbetur në tentativë për t’u vrarë. Keni 4 mijë plumba të hedhur nga struktura që ju keni drejtuar ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët vetëm falë mëshirës së Zotit nuk kanë rënë në kokat e shqiptarëve, ndaj kur ta drejtoni gishtin, mendohuni mirë.

Basha: Ka një shprehje të njohur për shqiptarët: kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Ndaj, ty të duhet pak kohë të mësosh të përmendësh tezat bajate të propagandës së Edi Ramës, të cilin duhet ta pyesësh, përse i promovoi ata që u akuzuan se shtinë mbi ata, të cilët i sollët për t’i vrarë dhe mbi të cilët marshuat drejt pushtetit tuaj korruptiv.

Berisha: Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë. Është dita juaj, pra. Në qoftë se nuk çoheni, nuk do t’i keni fëmijët të sigurt në shkollat tuaja. Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat.

Lleshaj: Theksoj edhe një herë, që rasti i Kavajës është trajtuar nga Policia e Shtetit në momentin e parë që kjo e fundit ka marrë dijeni.

Berisha: Mashtron! Turp të të vijë. Je kriminel!

Lleshaj: Ka dokumente shtetërore për këtë. Juve t’ju vijë turp. Ju jeni kriminelë dhe nuk më bëni dot mua sepse i kam duart e bardha unë, nuk i kam të skuqura. Nuk kam gjak në duar unë.

Berisha: A mund të imagjinoni ju një zyrtar që ka pafytyrësinë dhe u thotë shqiptarëve se Policia veproi para denoncimit. Kush mund ta bjë këtë përveç këtij vasali. Është turpi më i madh o puçist, ke fut forcat në Fakultetin e Filologjisë. I bindur të jesh, se së bashku do t’ju zvarrisim rrugëve.

Kryemadhi: Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë sepse nuk qenka këtu në sallë. Por meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, që shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhen shkelje e ligjit. A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar, duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhjeje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të. Spiropali: Shembulli më banal dhe më vulgar për të bërë opozitë. Në seancën e mëparshme u ngrit kryetari i opozitës, duke u drejtuar gishtin ministreve të reja duke i quajtur kukulla dhe jo sepse janë ministre, por sepse janë gra. Dhe kush? Një kupac i vendosur në këtë pozicion nga ky njeri, që del dhe flet këtu me gjuhën e vet të shthurur.

Basha: Ky është problemi i madh i vendit. Nuk është “Nafija” problemi në vetvete. Problemi është se kur “Nafija” që kapet me ata dy tregtarët që u mori 500 mijë, e mbani mend videon që ju nxori, në vend që të shkojë në burg, promovohet. Mburret se bëra 5 milionë në dogana. Kryemadhi: I them kësaj Andronikës (Spiropalit) që ka qejf të rrijë me Skënderbeun, që mos ta përmendë më Partinë Socialiste sepse ti nuk e njeh fare.

Caka: Dua të flas për një çështje që ka tronditur çdo familje shqiptare. Është një ngjarje që trondit të gjithë themelet e shoqërisë. Është një ngjarje që na bën të kuptojmë se çfarë talljeje masive i bëhet këtij rasti nga ministrat e këtij kabineti. Jemi përballë një qëndrimi zyrtar nga një ministre e qeverisë, e cila tenton të minimizojë impaktin e ngjarjes, duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën, madje janë edhe subjekt për filma. Unë e dashur Elisa, Jorida gjithashtu, Klajda, Olta, Rudina dhe shumë vajza të reja në këtë sallë jemi bërë nëna këto 5 vitet e fundit. Por instinkti është njësoj. Unë do të drejtoj vetëm disa pyetje. Ti Elisa, si nënë, mbi të gjitha si nënë e një vajze, si ndihesh realisht ndaj kësaj ngjarjeje? Kur shkon në darkë në shtëpi, zhvishesh nga kostumi i ministres, i deputetes dhe vendos vajzën tënde në gjumë, a e mendon ndonjëherë se si do flisje nëse kjo ngjarje do t’i ndodhte vajzës tënde?

Spiropali: Mos ma përmend vajzën këtu mua. Mos bëj politikë me ngjarjen dhe me fëmijët këtu.

Xhaçka: Kujdes kur flet për fëmijët në Parlament.

Caka: A të ngushëllon ty si nënë, fakti që një ministre del dhe thotë që këto ngjarje ndodhin kudo në botë dhe madje bëhen edhe filma? Nuk e di për ty, por mua si nënë e 2 djemve, se as djemtë nuk përjashtohen nga ngjarje të tilla, më zien gjaku ndër vena nëse mendoj se diçka e tillë i ndodh fëmijës tim. Madje, me shumë sinqeritet do të pranoj se nuk kam guxuar t’i lexoj të gjitha detajet e ngjarjes, se mendoj se do të çmendesha kur ta ktheja thikën nga vetja. Mendohu mirë e dashur Elisë dhe ktheji një përgjigje si grua, si nënë asaj familjeje atje, mos merr përsipër t’u lexosh çudirat antifamilje të Edi Ramës!

Spiropali: Nuk do doja t’i përgjigjesha një fjale që kalon çdo cak banaliteti. Por ia kuptoj hallin zonjës Caka, se është në një oborr që ka marrë flakë. Në të tilla raste nxjerrin llaxoren e fundit për të thënë fjalën e fundit. Më lër të përgjigjem për ato që paturpësisht the. E para, mos guxo të përmendësh fëmijët tanë në këtë foltore. As me emër, as pa emër, as t’u referohesh.

Caka: Ju na kërkoni të mos bëjmë politikë me këtë ngjarje. Po çfarë duhet të bëjmë ne? Si përfaqësues të këtij populli, çfarë duhet të bëjmë ne? Të rrimë dhe të shikojmë se si ju talleni me këtë ngjarje? Të rrimë dhe të shikojmë se si drejtoreshat e emëruara nga kjo buratinia këtu, fshehin ngjarjen? Të rrimë të shikojmë se si drejtoresha me sjellje rrugaçesh të emëruara nga buratinia e arsimit, na bëjnë moral dhe na tregojnë se fajin e ka nëna dhe vajza vetë??? Apo të rrimë dhe të shikojmë se si policët e këtij ordinancës pa identitet tallen me vajzën, me nënën e saj dhe nuk e referojnë ngjarjen, sepse baballarët e atyre djemve i kanë shokë??? Jo! Harrojeni se do mbyllim gojën. Harrojeni se do intimidohemi e do stepemi nga fakti që ju na akuzoni se po bëjmë politikë me këtë ngjarje.

Spiropali: Në rastin në fjalë, më pyete nëse i kam pyetur ata se si janë ndjerë. Po, i kam pyetur. Sepse më erdhi mua gjyshi i asaj vajzës. E di çfarë më tha për ju? I neveris fytyrat e tyre. Sa herë më dalin përpara më tha, dua të pështyj televizorin. Ty, atë tjetrin aty (Berishën), që nuk lë banak dhe studio dhe hapësirë virtuale pa i bërë gjëmën për të dytën herë. Gjyshi i asaj vajzës më tha ‘më jep një rast që të flas për ta’. Po bëj pasaportat,- më tha,- më ndihmoni për këtë gjë. Dhe në fakt, të gjitha autoritetet janë duke e ndihmuar për të ikur. Kanë hequr televizorët, kompjuterët dhe gazetat sepse vajza është tretur, është bërë 30 kilogramë nga ajo që dëgjon. Nga goja juaj e shthurur. Më dëgjo mirë, mos dil më këtu të përmendësh fëmijët.

Caka: Më jep fjalën zonja Hysi.

Spiropali: Nuk ka replikë mbi replikën moj.

Caka: Kam kërkuar fjalën zonja Hysi, mos u bëni selektive.

Spiropali: Mbylle moj gojën. Më përmend vajzën ti mua këtu, qelbësirë.

Pampuri: Në emër të gjithë grave të Parlamentit, zonja Spiropali duhet të kërkojë falje publike. Asnjëra nga ne s’ka kulturën për të përmendur ato fjalë. Ishte një shprehje e ulët që ky vend nuk mund ta falë.

Xhaçka: Po fëmijët tanë që nuk janë këtu, pse përmenden?

Spiropali: Po vajza ime që u përmend?

Pampuri: Bëni mirë të heshtni dhe të jeni në krah të familjes. Kultura ime s’ma lejon të qëndroj me zonja që kanë të tillë kulturë. (Largohet nga seanca).

Caka: Mua m’u tha fjala ‘llaxorja e fundit’. Elisë e dashur, nuk e di nëse e pate për mua, por nuk është se intimidohem shumë. E para, s’e ndjej veten për llaxore dhe së dyti, duhet vlerësuar nga kush të vjen kritika. Nga ty s’është se më bën shumë përshtypje.

Lleshaj: Dua t’u përgjigjem me dokumente atyre që nuk ia vlen të merresh. Lidhur me ngjarjen e Kavajës. Në datën 1/02/2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin nr.26/1, i cili vendos ndjekjen penale dhe arrestimin personave. Do t’ia vendos në dispozicion kujtdo nga opozita shkresën. Në vijim të këtij vendimi, Prokuroria ka urdhëruar zbatimin e vendimit për ndalimin e shtetasve në fjalë. Në datën 02/02/2019, në orën 08:30, sapo është plotësuar afati i përcaktuar në Kod, është realizuar shoqërimi i tyre në Polici.

Alibeaj: Ke dalë 2-3 herë dhe vazhdon të thellohesh në gabimin tënd. Kam përshtypjen se ti e ndien gabimin e madh tëndin personal dhe shkeljen ligjore të vartësve të tu e për këtë arsye të është kthyer në makth ajo që ka ndodhur. Sapo provove shkeljen tënde ligjore. Gjykata ka dhënë masat e sigurimit ndaj keqbërësve. Ti vjen dhe na thua se Policia një ditë më pas ka kryer detyrën, duke ekzekutuar vendimin. Kjo do të thotë se Policia e ministri i Brendshëm duhet t’i kishin arrestuar ata keqbërës që në momentin që ngjarja u mësua.