osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“RENEA” rrethon Krujën dhe Fushë-Krujën: Kontroll banesave, dyshohet se kanë fshehur autorët e g.rabitjes

“RENEA” rrethon Krujën dhe Fushë-Krujën: Kontroll banesave, dyshohet se kanë fshehur autorët e g.rabitjes

Kur kanë kaluar tre ditë nga grabitja spektakolare e 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit Policia e Shtetit dhe forcat RENEA vazhdojnë operacionin për kapjen e grabitësve. Ditën e djeshme RENEA ka rrethuar Krujën dhe Fushë-Krujën dhe ka ushtruar një operacion të gjerë në këto dy vende, pasi ka dyshime se autorët janë fshehur në këtë zonë. Banesa të shumta janë kontrolluar nga uniformat blu por fatkeqësisht policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Gjithashtu burime policore bëjnë me dije për gazetën se forcat RENEA kanë ushtruar disa kontrolle dhe në banesat e personave me precedent penal në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi dyshohet se kanë ndihmuar dhe kanë fshehur autorët e grabitjes spektakolare në Rinas, që do e kishte zili çdo regjisor i hollyëood-it.

Ashtu si ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu edhe grupi hetimor thotë se autorët kanë lënë shumë gjurmë dhe autorët shumë shpejt do të identifikohen. Ndërkohë zyrtarisht dosja e grabitjes në Rinas i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo dosje do të hetohet nga prokurorët Besnik Muçi dhe Arenc Çela. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë të gjitha aktet dhe veprimet që ka bërë policia në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e pjesës tjetër të grabitësve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Mësohet se prokurorët kanë marrë në pyetje disa nga punonjësit e sigurisë së koncesionarit për kushtet e sigurisë në aeroportin e vetëm të vendit tonë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor në automjetin e gjetur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, janë gjetur shumë prova si gjurmë gishtash fije floku apo edhe bishta cigare që mund në çojnë në kapjen e autorëve. Por edhe pse kanë kaluar tre ditë nga grabitja dhe gjurmëve të shumta të gjetura policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon me targa false dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën.

Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën paratë. Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave. Identifikimi i tij u bë pas bashkëpunimit me palën greke, që solli konfirmimin e analizave të gjurmëve të gishtërinjve, pasi Murataj kishte qenë i arrestuar në vendin fqinj për disa grabitje.

Grabitja

Grabitja e armatosur në aeroportin e Rinasit ku u morën 10 milion euro ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon me targa false dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën. Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën paratë. Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave.

Ngjarja e parë, për të cilën akuzohet grupi që kishte në përbërje edhe ish ushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Pak muaj më vonë, rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit. Ngjarja e tretë, për të cilën akuzohen të pandehurit, ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës. Kujtojmë këtu se vetëm dy javë më parë 8 personat e akuzuar si bashkpuntorë të Admir Muratajt në grabitjet e tre rasteve të lartpërmendura u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 156 vite burg. /Elvis Myrta